Lajme
Deri në Bruksel këmbë, për heqjen e vizave!
Grupi “Shtegtarët e lirë” më 30 prill do të niset në këmbë, nga Gjilani për në Bruksel, me moton “5 milionë hapa për 1 hap”. Ata kërkojnë heqjen e vizave për kosovarët
Pesë burra nga Kosova, që veten e quajnë “Shtegtarët e lirë”, po përgatiten për të bërë një sfidë, duke ecur në këmbë nga Gjilani deri në Bruksel (rreth 2500 kilometra), për të përçuar në Bashkimin Evropian mesazhin e 1.7 milionë banorëve të Kosovës, për liberalizmin e vizave nga BE.
Shtegtarët, Ekrem Avdija, Jahi Mustafa, Nazim Hajdini, Xhevdet Shabani dhe Liridon Basha, me 30 prill do të nisën nga Gjilani për në Bruksel, me moton “5 milionë hapa për 1 hap”.
Ekrem Avdija është udhëheqës i këtij grupi. Ai tha për Albinfo.ch, se ky rrugëtim në këmbë nga Gjilani deri në Bruksel, ka për qëllim që ta çojë në Bruksel kërkesën e kosovarëve për heqjen e vizave. Ai tha se kjo rrugë do të zgjasë 78 ditë dhe do të jetë e gjatë 2557 kilometra.
Sipas Avdisë , nisja e shtegtarëve do të jetë nga Gjilani për të vazhduar në Prishtinë e më pas Pejë. Nëpërmjet pikëkalimit Kullë, sipas tij, grupi kalon në Mal të Zi ndërsa rrugëtimin do ta vazhdojë nëpër Mal të Zi, Kroaci, Slloveni, Austri, Gjermani dhe në fund në Belgjikë.
“Sipas itinerarit që kemi bërë kjo rrugë do të jetë e gjatë 2557.9 kilometra”, deklaroi Avdija, sipas të cilit, misioni i “Shtegtarëve të lirë” është simbolika për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Ai tha se qëllimi tjetër është edhe të përçuarit e mesazhit për paqe dhe bashkim mes popujve e të gjitha shtetet kah do të rrugëtohet.
“Misioni ynë do jetë paqësor dhe si simbolikë në vete ngërthen edhe bashkimin mes popujve. Nëpër të gjitha shtetet që të kalojmë do të bartim flamurin e Kosovës, flamurin Kombëtar, flamurin e BE-së dhe flamurin e atij shteti që e bëjmë rrugën”, deklaroi Avdija.
Rruga nga Kosova deri në Bruksel do të jetë shumë e mundimshme, por “Shtegtarët e lirë” ka disa javë që janë duke u trajnuar që ta përballojnë me lehtë. “Besojmë që jemi të fortë moralisht dhe përgatitur fizikisht dhe jemi të bindur se misioni ynë do kryhet me përpikëri dhe korrektësi sipas planit që kemi paraparë”, deklaroi ai.
Por, për të realizuar këtë mision, Avdija tha se nevojitet një mbështetje institucionale dhe financiare. Deri më tani ata kanë siguruar një pjesë të mjeteve, por jo sa është e nevojshme. Megjithatë deri në ditën e nisjes ata shpresojnë se do ta gëzojnë mbështetjen e Prishtinës zyrtare.
Për të realizuar këtë udhëtim “Grupi i Gjilanit” thotë se janë betuar që mesazhin për liberalizim ta çojnë deri në fund. “Rrugëtimin tonë mundë ta ndalin vetëm dy gjëra: vdekja dhe paraliza, ndryshe kthim prapa nuk ka”, deklaroi ndërkaq Jahi Mustafa njëri nga anëtarët e grupit.
Mustafa tha se u duhet edhe përkrahja financiare dhe për këtë qëllim, kanë hapur edhe një llogari bankare, ku vullnetmirët mund të ndihmojnë jetësimin e këtij rrugëtimi. “ProCredit Bank Kosovo J.S.C, Account Holder: EKREM AVDIJA, Address: 60000 Gjilan Kosovo, account No: 1151003128000197
SWIFT (BIC) CODE: MBKOXKPR.
“Nisja do të bëhet me 30 prill 2014 ora 09:30 nga sheshi “Agim Ramadani”, para Teatrit të Qytetit të Gjilanit dhe arritja në Bruksel parashihet të jetë më 17 korrik 2014 ora 14:20. kurse kthimi bëhet me transport ajrorë me 20 Korrik 2014”, deklaroi Mustafa.
Ndryshe, ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, tri ditë më parë ka pritur përfaqësuesit e këtij grupi, të cilëve u premtoi përkrahjen dhe angazhimin e tij për të mbështetur këtë iniciativë të rrallë.
Ai tha se ky grup do të ketë mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të ambasadave të Kosovës të cilat do të kujdesen rregullisht për kushtet dhe trajtimin e tyre nëpër 78 ditë dhe për mbi 2,500 kilometra rrugëtim.
“Shtegtarët e lirë” kanë përvojë për rrugëtime të gjata në këmbë. Me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë ky grup kishte rrugëtuar në këmbë, për 18 ditë me radhë, në relacionin Gjilan – Vlorë, për të përçuar mesazhin e unitetit mbarëshqiptarë. Tani ata do të nisen në një sfidë të re, me moton “5 milionë hapa për 1 hap”.
M.SH.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 Talenti me prejardhje nga Kosova fiton besimin e klubit bavarez dhe pritet të jetë pjesë e... -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve













