Ekonomi
Deri më 2030 Gjermanisë do t’i mungojnë rreth 5 milionë punëtorë
Gjermania deri në fund të dekadës së ardhshme do të ketë një mungesë prej 4.9 milionë punëtorësh, dhe kjo mangësi ekonomisë gjermane mund t’i kushtojë 525 miliardë euro, në bazë të rezultateve të një studimi nga ana e firmës konsulente Korn/Ferry, përcjell albinfo.ch.
“Dëmi më i madh nga mungesa e fuqisë punëtore mund të jetë subjekt për bizneset në sektorin e shërbimeve, duke përfshirë edhe sektorin financiar, në të cilat deri në vitin 2030 mund të mungojnë 1.2 milionë punëtorë”, thuhet në studimin “Mungesën e talenteve” nga firma konsulente Korn/Ferry. Industria mekanike, dega kryesore e eksportit gjerman, gjithashtu do të preket.
Më tej thuhet se vendet evropiane do të preken më së shumti nga mungesa e punës.
Mungesa më e madhe e punëtorëve tashmë është ndier në sektorët e inxhinierisë, pra në mesin e të diplomuarve të shkencave natyrore në universitete. Por është interesante që deri në fund të dekadës së ardhshme kërkesa për punëtorët me kualifikime të mesme dhe të ulëta do të rritet, dhe jo vetëm për fuqinë punëtore shumë të specializuar.
Përfaqësuesit e kompanive gjermane të mesme, të cilat punësojnë shumicën e punëtorëve në Gjermani, i bëjnë thirrje Qeverisë federale për të ndikuar në problemin e mungesës së punës dhe për të reduktuar burokracinë dhe të ndryshojnë sistemin arsimor gjerman.
Në tremujorin e parë të këtij viti në Gjermani, sipas Zyrës së Punës Federale në Nuremberg, janë 1.2 milionë vende të lira, të paplotësuara.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










