Lajme
Dënime të rrepta për ngasësit e shpejtë
Autoritetet zvicerane kanë paralajmëruar dënime të rrepta kundër ngasësve të shpejtë të makinave (raser).
Nga viti i ardhshëm dënimet do të jenë të rrepta për ngasësit e shpejtë të automjeteve në Zvicër.
Konkretisht nga 1 janari 2013 ngasësëve „të krisur” mund t’iu konfiskohet edhe automjeti. Në të njëjtën kohë ata do të mund të mbeten edhe pa patent shofer të paktën për dy vjet.
“Raser” do të jetë edhe ai që në zonën ku është e lejuar shpejtësia 30 km në orë tejkalon shpejtësinë në 40 km më shumë.
E njëjta do të aplikohet në zonën ku tejkalohet shpejtësia e lejuar 60 apo 80 km/h dhe nëse tejkalohet në autostradë shpejtësia e lejuar 120km/h.
Shkeljet e tilla të rregullave në komunikacion do të sanskionohen me marrjen e patent shoferit për të paktën dy vjet.
Në rast të përsëritjes do të mbetet ngasësi i “padisiplinuar” përgjithmonë pa patent shofer.
Kthimi i patent shoferit do të shqyrtohet pas dhjetë vjetësh, dhe vetëm në raste të jashtëzakonshme, kur bëhet një vlerësim psikologjik për përmirësimin e shoferit të ndëshkuar.
Ngasësit e shpejtë të makinave do të përballen me një dënim minimal prej një viti burgim, ndërsa dënimi maksimal është katër vjet.
Për shkak të këtyre masave është tërhequr iniciativa kundër “raserëve”.
Të kujdesshëm duhet të jenë edhe shoferët e rinj, në periudhën e ashtuquajtuar “provë e vozitjes”.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions









