Kuriozitete

Delet njohin njerëzit

Delet kanë demonstruar aftësinë për të njohur fytyrat e njerëzve të njohur, sipas një studimi.

Universiteti i Cambridget ka trajnuar delet për të identifikuar fytyrat e aktorëve Jake Gyllenhaal dhe Emma Watson, ish-presidentit të SHBA-së, Barack Obama, dhe prezantueses së BBC-së, Fiona Bruce.

Pas trajnimeve, delet zgjodhën fotografitë me fytyra të njohura për dallim nga ato që s’i kishin parë më herët. Kjo dëshmoi se delet mbajnë mend fytyrat e njerëzve, transmeton Albinfo.ch.

“Ajo që bëmë është se kërkuam nga delet të mësojnë njohjen e dikujt përmes fotografive. U fokusuam nëse një dele ishte në dispozicion të njohë një person”, ka thënë autorja e studimit Jenny Morton.

Tetë dele u testuan në këtë studim. Ato arritën me shumicë pozitive të rezultateve që të dallonin fytyrat e katër personave të njohur, në mesin e fotografive të tjera ku kishte edhe fytyra të panjohura.