Kuriozitete

Dalin xhirimet e peshkut duke ndërruar gjininë

Studiuesi i programit Blue Planet 2 në BBC ka arritur që më në fund të regjistrojë pamjet e peshkut aziatik të njohur si Sheepshead Wrasse, duke ndryshuar gjininë.

Ai thotë se ky peshk ka aftësinë e mahnitshme për t’u transformuar sa herë dëshiron, e pamjet tregojnë se si ndryshon nga gjinia femërore në atë mashkullore, përcjell albinfo.ch.

Duket se peshku i ujërave të Paqësorit kthehet në mashkull kur merr një formë gunge në pjesën e kokës.