Lajme
Countryman konfirmon vizitën në Kosovë
Zëvendësndihmësi sekretari amerikan i Shtetit për Evropë dhe Euroazi, Thomas Countryman ka konfirmuar sot në Shkup se të premten do të realizojë vizitën e tij të anuluar ditë më parë në Kosovë. Countryman ka thënë se vizita e tij në Kosovë është anuluar për shkak të kushteve atmosferike në Aeroportin e Prishtinës, edhe pse të mërkurën në këtë aeroport janë realizuar më kohë të gjitha aterrimet dhe fluturimet.
Gjatë takimit me kryeministrin maqedonas, Nikola Gruevski në Shkup, ai ka thënë se me bashkëbiseduesin e tij kanë harmonizuar agjendën për qëndrimin e këtij të fundit gjatë javës së ardhshme në SHBA.
Mësohet se në takim Gruevski dhe Countryman kanë biseduar për gjendjen në gjyqësi dhe për lirinë e mediave.
”Është e vështirë të qëndrosh në Maqedoni dhe të mos bisedohet për çështjen e emrit. Sinqerisht besojmë se kjo çështje do të zgjidhet shpejtë. Jemi të inkurajuar nga takimet e drejtpërdrejta mes kryeministrave Gruevski dhe Papandreu, Megjithatë SHBA-të nuk janë pjesë e zgjidhjes së kontestit që zhvillohet nën patronatin e OKB-së”, ka thënë diplomati i lartë amerikan.
Pas takimit me Gruevskin, Countryman do të takohet edhe me liderin e LSDM-së, Branko Cërvenkovski dhe liderin e BDI-së, Ali Ahmeti.
Diplomati i Departamentit Amerikan të Shtetit në Shkup erdhi një ditë pas vizitës zyrtare në Tiranë. Ai ka konstatuar se Shqipëria dhe Maqedonia nuk ballafaqohen me probleme të njëjta.
Ndryshe, është konfirmuar se gjatë qëndrimit nesër në Kosovë, zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit do të takohet me kryeministrin në largim, Hashim Thaçi.
E-Diaspora
-
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë Drejtori i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës po merr pjesë në një vizitë studimore... -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim -
Itali
Shqiptari nga Kosova shpëton një 41-vjeçar nga mbytja në Itali -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë













