Kuriozitete
Cilat janë gratë më të pasura në botë?
Gruaja më e pasur në botë ka vdekur në moshën 94-vjeçare. Trashëgimtarja e “L’Oreal”, Liliane Bettencourt, kishte pasuri në vlerë prej 40 miliardë dollarësh, kur ndërroi jetë të enjten në Paris të Francës.
Tani kush e zë vendin e saj si gruaja më e pasur në botë?
- Alice Walton – pasuri 33.8 miliardë dollarë
Alice Walton është e vetmja vajzë e themeluesit të supermarketeve në SHBA, Walmart. 67-vjeçarja ishte e 17-a në botë në listën e më të pasurve, sipas “Forbes”. Ajo ka pasuri në vlerë prej 33.8 miliardë dollarëve, përcjell Albinfo.
- Jacqueline Mars – pasuri në vlerë prej 27 miliardë dollarësh
Mars ishte e 26-a në listën e “Forbes”. 77-vjeçarja udhëheq një të tretën e pastiçerisë më të madhe në botë. Ajo ka punuar aty qe 20-vjet.
- Maria Franca Fissolo – pasuri 25.2 miliardë dollarë
Maria Franca Fissolo është evropiania e parë në këtë listë. Italiania është e veja e Michele Fererro. Kompania e saj “Ferrero Rocher” bën Nutellan, Kinderin dhe Tic-Tac.
- Susanne Klatten – pasuri 20.4 miliardë dollarë
Gjermania Susanne Klatten ka pasuri falë përzierjes së saj në vetura dhe farmaceutikë. Ajo udhëheq kompaninë Altana AG, ndërsa ajo dhe vëllai i saj po ashtu kanë rreth 50 për qind të aksioneve të BMW-së.
- Laurene Powell Jobs – pasuri 20 miliardë dollarë
Powell Jobs ishte e 40-a në botë sa i përket gjithë njerëzve të pasur. Ajo është e veja e themeluesit të Apple-it Steve Jobs. Përpos aksioneve në Apple, ajo ka edhe 4 për qind të aksioneve në Disney.
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë Shqiptarja nga Kosova përfundoi me sukses studimet e doktoratës në Universitetin Kombëtar të Komisionit të Edukimit... -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026) -
Nga Shkodra në garën për Miss Belgium 2027, Griselda Stragu synon të shkëlqejë në skenën ndërkombëtare -
Arbenita Sopaj publikon librin e saj shkencor, kurorëzon një tjetër sukses akademik
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta












