Kuriozitete
Certifikohet makina e parë fluturuese në botë
“Model A” është shpallur si makina e parë fluturuese e certifikuar në botë
E ardhmja e makinave fluturuese mund të jetë më afër se sa mendoni!
Makina fluturuese tërësisht elektrike, Model A, e Alef Aeronautics, me seli në Kaliforni, u miratua për Certifikim Special të Vlefshmërisë ajrore nga Administrata Federale e Aviacionit (FAA), për herë të parë në historinë amerikane.
Alef Aeronautics e themeluar në vitin 2015 po teston një prototip makine me madhësi normale që prej vitit 2019.
Alef ka mundur të testojë dhe prodhojë një makinë fluturuese falë financimeve të Tim Draper, një nga investitorët e parë të Tesla dhe Google, si dhe Draper Associates. Jim Dukhovny, CEO i kompanisë, shfaqi entuziazmin e tij pas marrjes së miratimit ligjor për Model A:
“Jemi entuziastë që marrim këtë certifikim nga FAA. Kjo na lejon t’i afrohemi mundësisë për të ofruar një transport më të shpejtë, duke respektuar mjedisin dhe duke u kursyer njerëzve dhe kompanive kohë çdo javë”. E projektuar nga Hirash Razaghi, Model A është në gjendje të kalojë nga përdorimi në rrugë në fluturim, falë aftësive të ngritjes dhe uljes vertikale.
Modeli A ofron një autonomi drejtimi 321 kilometra dhe rreze fluturimi, 177 kilometra. Model A do të prodhohet në modele me një ose dy pasagjerë dhe kompania synon të nisë prodhimin e tij në fund të vitit 2025.
Porositë kanë nisur dhe shumë individë tashmë janë në radhë për të blerë makinën fluturuese prej 300,000 dollarësh.
Ndërkohë po punohet edhe për Model Z, i cili duhet të prezantohet në vitin 2035. Model Z do të jetë një version më i madh i Model A, që mund të transportojë deri në 4 persona, me autonomi fluturimi 321 kilometra dhe autonomi drejtimi, 643 kilometra/ Electrek
E-Diaspora
-
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave Në një vilë luksoze në Pfäffikon, me pishinë, tavane tre metra të larta dhe mobilie të... -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi













