Lajme
Marta Kos paralajmëron ndryshime në procesin e zgjerimit të BE-së
Komisionerja evropiane për Zgjerimin thotë se vendet kandidate mund të integrohen gradualisht, ndërsa kontrollet për demokracinë dhe sundimin e ligjit do të forcohen
Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka prezantuar elementet kryesore të një reforme të procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian, duke paralajmëruar një qasje të re ndaj vendeve që synojnë anëtarësimin.
Gjatë Konferencës së Ambasadorëve Kroatë në Zagreb, Kos tha se bota ka ndryshuar dhe se edhe procesi i zgjerimit duhet të përshtatet me rrethanat e reja, përcjell albinfo.ch.
Sipas saj, Komisioni Evropian po punon në një model që parasheh integrim gradual të vendeve kandidate, pa pritur domosdoshmërisht përfundimin e të gjithë procesit të anëtarësimit.
Në të njëjtën kohë, parashikohen kontrolle më të rrepta për respektimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe standardeve evropiane, si dhe masa mbrojtëse për rastet kur vendet kandidate devijojnë nga këto parime.
Kos tha se Bashkimi Evropian po përballet me një “moment të ri të Helsinkit”, duke iu referuar periudhës që i parapriu zgjerimit të madh të BE-së pas Luftës së Ftohtë.
Komisioni Evropian pritet të paraqesë më konkretisht propozimet e tij për mënyrën se si BE-ja duhet të funksionojë me më shumë se 30 shtete anëtare.
E-Diaspora
-
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare Nga Peja në Vjenë, Rinesa Dinaj përmbyll me sukses studimet Master në një fushë të avancuar... -
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor -
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur”
Jeta në Austri
-
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare Nga Peja në Vjenë, Rinesa Dinaj përmbyll me sukses studimet Master në një fushë të avancuar... -
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur”











