Lajme

Parada e pazakontë e Ukrainës, robotët dhe dronët zëvendësojnë tanket

Në Kyiv u prezantuan afro 100 sisteme ajrore, tokësore dhe detare pa pilot, të prodhuara në Ukrainë

Ukraina ka shënuar 35 vjetorin e Pavarësisë me një paradë të pazakontë ushtarake në Kyiv, ku në vend të kolonave tradicionale me tanke dhe ushtarë u prezantuan robotë, dronë dhe sisteme të tjera pa pilot.

Sipas Zyrës së Presidentit të Ukrainës, gjatë paradës janë ekspozuar afro 100 sisteme ajrore, tokësore dhe detare të prodhuara në Ukrainë, përcjell albinfo.ch.

Në mesin e pajisjeve të prezantuara ishin robotët tokësorë Rys Pro dhe TerMIT, dronët detarë Magura dhe Sea Baby, si dhe lloje të ndryshme të mjeteve ajrore pa pilot.

Parada synoi të tregojë zhvillimin e shpejtë të teknologjisë ushtarake ukrainase dhe rolin gjithnjë e më të madh që sistemet pa pilot kanë marrë në luftën kundër Rusisë.

Gjatë ceremonisë u panë gjithashtu edhe avionë luftarakë, përfshirë Mirage 2000 dhe F-16, të cilët fluturuan mbi kryeqytetin ukrainas.