Sporte Luftarake
Tri medalje për mundësit shqiptarë në Taranto, Begaj përgëzon ekipin kuqezi
Ekipi shqiptar i mundjes ka dhuruar një paraqitje të suksesshme në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke siguruar tri medalje.
Islam Dudaev u ngjit në shkallën më të lartë të podiumit, duke fituar medaljen e artë dhe titullin e kampionit. Zelimkhan Abakarov triumfoi me medalje argjendi, ndërsa Ardit Zeneli i shtoi Shqipërisë një medalje bronzi.
Rezultatet e sportistëve shqiptarë janë përshëndetur edhe nga Presidenti Bajram Begaj, i cili ka uruar ekipin për paraqitjen e tij në këtë aktivitet të rëndësishëm sportiv.
“Shumë urime për ekipin tonë të mundjes për rezultatet entuziaste në Lojërat Mesdhetare të Tarantos! Suksese!”, shkroi Begaj në rrjetet sociale.
Me këto rezultate, mundësit kuqezi kanë kontribuar në përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë në Lojërat Mesdhetare.
Të tjera nga Sporte Luftarake
E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim











