Kosova
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur
Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë, në bashkëpunim me Jardin des Disparus, do të organizojë më 30 gusht një sërë aktivitetesh përkujtimore me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Forcë.
Programi do të nisë në orën 11:00 me hapjen e ekspozitës së artistit Artan Korenica.
Aktivitetet do të vazhdojnë në orën 18:00 me një tryezë diskutimi kushtuar çështjes së personave të zhdukur, ndërsa në orën 20:00 do të shfaqet filmi dokumentar “Ferdonija”.
Organizatorët bëjnë të ditur se aktivitetet mbështeten nga Komuniteti Shqiptar i Gjenevës, ndërsa kanë ftuar qytetarët dhe pjesëtarët e komunitetit shqiptar që të marrin pjesë në këtë ditë përkujtimore.
“Për ata që mungojnë, për të vërtetën që kërkojmë!”, është mesazhi që shoqëron aktivitetet e 30 gushtit.
Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur me Forcë shënohet çdo vit më 30 gusht, duke rikthyer vëmendjen te personat e zhdukur dhe familjet që vazhdojnë të kërkojnë përgjigje për fatin e më të dashurve të tyre.
E-Diaspora
-
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc Bujanoci do të jetë nikoqir i Konferencës IV “Ekonomia shpëton Luginën”... -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova -
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim













