Kuriozitete
BMW pritet të shkurtojë 8 mijë vende pune në kuadër të një programi për uljen e kostove
Prodhuesi gjerman i automjeteve do të nisë programin e largimeve vullnetare në tetor 2026, ndërsa reduktimi i stafit do të zgjasë deri në fund të vitit 2027
Prodhuesi gjerman i automjeteve BMW pritet të shkurtojë rreth 8 mijë vende pune, kryesisht në Gjermani, si pjesë e një programi për uljen e kostove, i nxitur nga dobësimi i tregut kinez dhe rritja e presioneve financiare, transmeton albinfo.ch.
Sipas raportimeve të mediave gjermane, pas disa javësh negociatash është arritur një marrëveshje mes menaxhmentit të kompanisë dhe përfaqësuesve të punonjësve për zbatimin e një programi të largimeve vullnetare nga puna.
Procesi i reduktimit të stafit pritet të nisë në tetor të vitit 2026 dhe të zgjasë deri në fund të vitit 2027, me synimin për të ulur numrin e të punësuarve me rreth 8 mijë persona.
Ky vendim vjen në një periudhë sfiduese për industrinë automobilistike, e cila po përballet me rënien e kërkesës në tregun kinez, rritjen e kostove të prodhimit dhe konkurrencën gjithnjë e më të fortë në sektorin e automjeteve elektrike./Albinfo.ch
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani Një 25-vjeçar shqiptar është ndaluar nga autoritetet kufitare në aeroportin e Memmingenit, pasi dyshohet se kishte... -
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë












