Kosova

142 foshnje lindën gjatë një jave në Klinikën e Gjinekologjisë

Në QKUK janë realizuar 136 lindje, përfshirë katër lindje me binjakë dhe një me trinjakë

Në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës gjatë javës së fundit janë realizuar gjithsej 136 lindje.

Sipas të dhënave të publikuara nga Klinika e Gjinekologjisë, 77 prej lindjeve kanë qenë spontane, ndërsa 59 janë realizuar me prerje cezariane, përcjell albinfo.ch.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar edhe katër lindje me binjakë dhe një lindje me trinjakë.

Në total, nga 136 lindjet kanë ardhur në jetë 142 foshnje.

Prej tyre, 74 janë djem dhe 68 vajza.