Lajme
Certifikata mirënjohjeje për mësuesit e diasporës
Ministri i Arsimit Republikës së Shqipërisë në Korçë ka shpërndarë certifikata mirënjohjeje për mësuesit e gjuhës shqipe në diasporë
© Ministri i Arsimit Republikës së Shqipërisë Myqerem Tafaj
Seminari i tetë mbarëkombëtar me drejtues dhe mësues të gjuhës shqipe të diasporës zhvilloi punimet për katër ditë me radhë /30 korrik -2 gusht 2012/ në qytetin e Korçës.
Mësuesit e gjuhës shqipe kanë shkëmbyer ide dhe përvoja didaktike midis tyre në funksion të një mësimdhënie sa më cilësore. Seminari ishte organizim i përbashkët i Ministrive të Arsimit të Shqipërisë dhe të Kosovës.
Në ditën e fundit të seminarit në Korçë Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj ka shpërndarë certifikata mirënjohjeje për mësuesit vullnetar. Ministri Tafaj ka vlerësuar punën e mësuesve si vendimtare dhe të pa zëvendësuar për fëmijët e emigrantëve. Shkollimi i tyre është përcaktues për procesin integrues të vendit ka theksuar ministri Tafaj.
Natyrisht diaspora ka edhe një rol të jashtëzakonshëm, në atë që ne mund ta quajmë marketing për Shqipërinë, për Kosovën, për trojet shqiptare për ta prezantuar botën shqiptare në vendet ku jetojnë. Por që ky potencial të rritet të zhvillohet më tej, është shumë i rëndësishëm integrimi i vet diasporës në vendet pritës ka thënë Tafaj.
Në seminar morën pjesë 100 mësues nga vende ku mbahet mësimi plotësues i gjuhës shqipe Zvicra, Gjermania, Grqia, Suedia, Italia, Austria etj.
Në mjediset e bibliotekës të Hotel Bashkia Berat organizoi takimin e përvitshëm me mësuesit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme të qytetit.
Merrnin pjesë, mësues, nxënës, drejtues të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme të qytetit, të ftuar, etj.
Për mësuesit e dalluar, Bashkia Berat shpërndau Simbolet “Mirënjohje” për arritje të larta në procesin mësimor edukativ. Bashkia Berat vlerësoi Znj. Lefteri Kosova, mësuese e gjuhës frënge në shkollën e mesme “Babë Dudë Karbunara”, Znj. Dashmira Kaja, mësuese në Shkollën 9-vjeçare “22” Tetori, Z. Anastas Pjetri, mësues në Shkollën e Mesme “Kristaq Capo”.
Takimi kaloi përmes një atmosfere të përzemërt. Mësuesit sollën kujtime dhe mbresa nga jeta e tyre në fushën e Arsimit.
Në fund për të pranishmit Bashkia shtroi një kokteil.
Në Korçë u mbajt Seminari i 8-të ndërkombëtar me mësuesit e arsimit plotësues në diasporë
I pranishëm në këtë seminar ishte edhe ministri i Diasporës në Qeverinë e Kosovës, Ibrahim Makolli, i cili i përshëndeti të pranishmit, duke vlerësuar se mësimi i gjuhës amtare dhe ruajtja e kulturës dhe e traditës sonë i shpëton sot fëmijët tanë nga asimilimi.
“Ministria e Diasporës, ndër objektivat kryesore, ka ruajtjen dhe mësimin e gjuhës amtare, si dhe kultivimin e kulturës e të traditave tona te fëmijët tanë që jetojnë e mësojnë në vende të ndryshme të botës. Ministria e Diasporës e Republikës së Kosovës, së bashku me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe të Teknologjisë, do të bashkëpunojë ngushtë që të krijojë kushte, rrethana dhe mundësi të favorshme që mësimi plotësues për fëmijët tanë në diasporë të jetë sa më cilësor”, tha ministri Makolli.
Seminari Ndërkombëtar me mësuesit e arsimit plotësues në diasporë, që u mbajt në Korçë, ishte i 8-i me radhë, ndërsa vitin e kaluar seminari u mbajt në Prishtinë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së Nën dirigjimin e Facundo Agudin, Orkestra Simfonike e RTSH-së solli një mbrëmje të veçantë artistike, me... -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj -
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë












