Sport
Celina, krenar që luan për Kosovën
“Është vërtetë shumë mirë dhe jam shumë i lumtur për vendin tim që tani kemi përfaqësuesen”, u shpreh Celina
Njëri nga futbollistët më të mirë të Përfaqësueses së Kosovës padyshim është Bersant Celina. Në një intervistë të gjatë për “M.E.N Sport”, ai ka folur për ekipin e Kosovës, vendlindjen e tij, Manchester Cityn, Twenten dhe Pep Guardiolan, përcjell albinfo.ch.
Bersanti është i lindur në Prizren më 1996, familja e të cilit kishte udhëtuar 1,751 milje për në Drammen të Norvegjisë në prag të luftës së Kosovës.
“Ishte shumë e vështirë. Nuk dua të hyj në detaje, por ishte shumë e vështirë. Jam shumë i lumtur që mund të bëjë gjëra të mira, dhe provoj të ndihmoj veten dhe familjen time. Familja është gjithmonë më e rëndësishmja dhe gjithmonë do të jetë më e rëndësishmja në jetën time. Është e mrekullueshme të kem mbështetjen dhe përkujdesjen e tyre siç kanë bërë gjithmonë”, ka thënë Celina.
Ai refuzoi Norvegjinë, duke pranuar të luajë për Përfaqësuesen e Kosovës. “Kjo i bën ata shumë krenarë dhe vendi e do shumë futbollin. Është vërtetë shumë mirë dhe jam shumë i lumtur për vendin tim që tani kemi përfaqësuesen”, deklaroi sulmuesi nga Kosova.
Ai ka shtuar se dëshiron të dëshmojë vlerat në Twente, kurse sigurisht se pret që përsëri të kthehet në Manchester City nën urdhrat e Pep Guardiolas.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











