Shqipëria
Bregdeti shqiptar promovohet edhe në Arabi
Në artikull Shqipëria është konsideruar si “Thesari i Ballkanit”, ku mund të pushohet në det dhe mal, ndërsa janë publikuar mënyrat se si mund të udhëtohet

Mediat arabe i kanë bërë jehonë turizmit shqiptar, si një ndër vendet më të bukura për të pushuar, ku nuk kërkohet test COVID.
“Me vijat bregdetare të Adriatikut dhe Jonit, Shqipëria është një thesar në Gadishullin Ballkanik të Evropës Jug-Lindore. Eksploroni vendet arkeologjike dhe kështjellat antike, shëtisni në Alpet Shqiptare dhe kaloni kohë në kryeqytet, Tiranën. Në këtë të fundit, shikoni në Sheshin Skënderbej, udhëtoni me teleferikun më të gjatë në rajon dhe dilni nëpër kodra për të PARË natyrën në Parkun Kombëtar të Malit Dajti, pikërisht në periferi të qytetit,transmeton tch, përcjell Albinfo.ch.
Si të shkoj?
“Flydubai” kryen fluturime pa ndalesa për në Tiranë dhe udhëtimi zgjat më pak se gjashtë orë. Tarifat fillojnë nga Dh1,955 (532 dollarë). Nga Shqipëria mund të fluturoni drejtpërdrejt në Londër me Wizz Air. Udhëtimi zgjat pak më shumë se tre orë dhe ju mund të merrni tarifat bazë me kosto të ulët nga rreth Dh500.
Çfarë duhet të bëj para se të udhëtoj?
Shqipëria po mirëpret qytetarët dhe banorët nga Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilët mund të marrin një vizë gjatë mbërritjes për një qëndrim maksimal prej 90 ditësh. Nuk ka kufizime për test PCR për të udhëtuar në Shqipëri nëse linja ajrore me të cilën fluturoni nuk e kërkon këtë.
Çfarë duhet të di tjetër?
Në javën e tretë të këtij muaji, Shqipëria ka në plan të krijojë qendra shëndetësore verore në 29 vende në të gjithë vendin ku udhëtarët do të jenë në gjendje të bëjnë testet Covid-19. Turistët janë të lirë të lëvizin nëpër vend, por u kujtohet t’i përmbahen rregullave të distancës sociale prej 1.5 metrash. Shqipëria është e renditur në amber-list në Mbretërinë e Bashkuar, kështu që udhëtarët do të duhet të ndjekin rregullat e karantinës në shtëpi pas mbërritjes”, shkruhet në artikull.
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me një synim të veçantë: të...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor