Uncategorized
BQK: Vlera e investimeve të huaja direkte në Kosovë ka shënuar rritje
Për dallim nga viti i kaluar, vlera e investimeve të huaja direkte në Kosovë ka shënuar rritje.
Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, nga 390 milionë euro, sa ishin vitin e kaluar, këtë vit investimet e huaja kanë arritur shifrën mbi 560 milionë euro.
Nga janari deri në muajin shtator 2022, vlera e investimeve të huaja direkte në Kosovë, ka arritur në shumën prej 566.8 milionë eurosh. Kështu tha për Radio Kosovën përmes një përgjigje elektronike zëdhënësi i BQK-së, Kushtrim Ahmeti.
Ai bëri të ditur së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar vlera e investimeve të huaja ishte 394.6 milionë euro.
Drejtori i Këshillit të Investitorëve Evropianë, Emrush Ujkani, tha se gjendja është e mirë edhe përkundër luftës që po ndodh në Ukrainë, e cila që ka ndikuar drejtpërdrejt në të bërit biznes.
“Ajo çka është vërejtur gjatë kësaj periudhe është se ka pasur interesim të madh prej atyre kompanive që kanë operuar edhe në tregun rus apo të Ukrainës e të cilat në një formë kanë parë alternativë tërheqjen e domosdoshme dhe kanë kërkuar rajone stabile e që ofrojnë mundësi të reja. Unë jam vetë dëshmitar i asaj që kemi pritur disa prej kompanive që kanë shprehur interesim”, tha Ujkani.
Megjithëse ardhja e investitorëve merr kohë dhe kërkon procedura, Ujkani thekson se investimet e huaja direkte kanë shënuar ngritje këtë vit:
“Ne jemi duke përpunuar të dhënat tona dhe ende nuk i kemi finalizuar, por sido që të jetë ka një rritje të mirë të investimeve, marrë parasysh gjitha zhvillimet që kanë ndodhur në glob”, tha ai.
Ujkani tha se është e rëndësishme edhe përkrahja e institucioneve në këtë drejtim për t’u ofruar kushte atyre kompanive që duan të investojnë në Kosovë.
Ndërkaq, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, tha se duhet përkrahje institucionale që të ketë investime më kualitative në vend.
“Vendi ka nevojë për investime kualitative që shtojnë prodhimin, rrisin punësimin dhe ngritin mirëqenien e qytetarit. Duhet të gjitha institucionet të jenë shumë agresive, në mënyrë që të sjellin investitorë për të mirën e vendit tonë”, tha ai./rtklive.com
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë Një festë e kombit shqiptar në zemër të Evropës... -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë













