Lajme
BKT heq provizionin për paratë e diasporës
Kryetari i OEK-së, Safet Gërxhaliu falënderoi BKT për eliminimin e pagesave të provizionit për mërgatën kosovare
Banka Kombëtare Tregtare ka hequr të gjitha provizionet për transferet e parave që vijnë nga diaspora në Kosovë. Kështu kanë deklaruar drejtues të BKT-së gjatë një takimi që kanë zhvilluar me një delegacioni të Odës Ekonomike të Kosovës, të udhëhequr nga kryetari Safet Gërxhaliu.
“Një eliminim i pagesave të provizionit për mërgatën kosovare në botë dhe njëherit përshpejtimi i pagesave në mes komunitetit kosovare dhe atij të Shqipërisë është mjaft inkurajuese dhe dëshmuese për seriozitetin e BKT si në Kosovë, Shqipëri në rajon dhe më gjerë”, ka thënë Gërxhaliu.
Drejtori i kësaj banke, Suat Albayrak tha se pavarësisht krizës ekonomike globale, BKT do t’u ofrojë kushte më të favorshme kosovarëve. “Kemi bërë eliminimin e të gjitha provizioneve nga transferet e parave të Kosovës në Shqipëri, e po ashtu kemi eliminuar provizionet për dërgesat e parave në Kosovë nga diaspora”, tha Albayrk.
BKT është pjesë e Qalik Group nga Turqia që kë ka 26 mijë të punësuar në 40 shtete dhe kryesisht merret me investime në energji, media, tekstil dhe ndërtimtari. “Në Kosovë do të ketë një rritje ekonomike jo në përmasa të mëdha por që do të ketë efekt pozitiv”, ka thënë Albayrak.
Kontributi i mërgimtarëve në ekonominë kosovare vazhdon të mbetët burim i rëndësishëm i zhvillimit dhe mirëqenies sociale. Dërgesat që diaspora kosovare dërgon në vendlindje shënojnë një shifër mbi 500 milionë euro në vit, duke qenë në kontinuitet përcaktuesi themelor i mirëqenies sociale në Kosovë.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












