Ekonomi
Bizneset nga Kosova takojnë partnerë të rinj në Amerikë
Deva i njoftoi bizneset kosovare për planet e ardhshme të biznesit, të cilat përfshijnë ngritjen e një kompanie të distribuimit dhe shitjes, që do të ketë në fokus importimin e produkteve nga Kosova.
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, së bashku me një delegacion të bizneseve kosovare, kanë qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku kanë zhvilluar takime me përfaqësues të asociacioneve të biznesit, organizata të inovacionit dhe ndërmarrësisë, si dhe biznese individuale në këtë shtet amerikan. Ata kanë takuar drejtoreshën ekzekutive të Odës Ekonomike Evropiano-Amerikane me seli në Nju-Jork, Yvonne Bendinger-Rothschild. Në takim u diskutua për progresin e shënuar në Kosovë në aspektin e të bërit biznes, por edhe lidhur me kërkesat që kompanitë kosovare kanë për investitorët amerikanë, ndërsa Bendinger-Rothschild u zotua për mbështetje të kompanive kosovare, përfshirë edhe gjetjen e partnerëve afaristë.
Me mbështetje të Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës, delegacioni pati mundësi të vizitojë edhe organizatën SAP Next Generation në Nju-Jork, e cila drejton programin e inovacionit dhe ndërmarrësisë që mes tjerash angazhohet edhe për implementimin e Synimeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara. Aty u pritën nga zëvendëspresidentja Ann Rosenberg, e cila sqaroi për punën e jashtëzakonshme që bëhet në atë qendër për nxitjen e inovacioneve. Ajo premtoi edhe përkrahjen e saj për zhvillimin e një programi të ngjashëm edhe në Kosovë. Delegacioni qëndroi edhe në Bronx, ku u prit nga Dren Deva, pronar i kompanisë TV Alb, e cila merret me ofrimin e shërbimeve televizive në SHBA.
Deva i njoftoi bizneset kosovare për planet e ardhshme të biznesit, të cilat përfshijnë ngritjen e një kompanie të distribuimit dhe shitjes, që do të ketë në fokus importimin e produkteve nga Kosova.
Të ngjashme
Të tjera nga Ekonomi
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital













