Lajme
Berisha: Me pavarësinë e Kosovës çështja e kufijve në Ballkan është mbyllur
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha në një intervistë dhënë gazetës zvicerane ”Tages-Anzeiger” është shprehur kundër ndarjes së Kosovës dhe ndryshimit të kufijve në Ballkan. Ai ka thënë se me pavarësinë e Kosovës çështja e kufijve në Ballkan është mbyllur përfundimisht. Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen në kuadër të vlerave të përbashkëta të Bashkimit Evropian, është cituar nga “Tages Anzeiger”, kryeministri shqiptar Sali Berisha.
Ai ka thënë se për shumë kohë edhe vetë kishte menduar për idenë e bashkimit të trojeve shqiptare në Ballkan. Sot, thotë kryeministri Berisha për gazetën ”Tages Anzeiger” se duhet bashkëpunuar ngushtë me fqinjët në mënyrë që kufijtë të humbin kuptimin e tyre.
I pyetur për marrëdhëniet me Serbinë, ai ka thënë se shpreh vullnetin e qeverisë së tij për përmirësimin e raporteve me këtë vend me të cilin historikisht ka pasur marrëdhënie të ngarkuara. ”Së shpejti në Tiranë do ta pres në takim presidentin e Serbisë Boris Tadiq dhe kjo do të jetë vizita e par një zyrtari të lartë të Serbisë në Tiranë. Kush mendon se me bashkimin e Kosovës me Shqipërinë do të zgjidhej çështja shqiptare në Ballkan, ai gabohet ose ka qëllim të nisë konfliktin. Një gjë ka thënë kryeministri Berisha në gazetën zvicerane ”Tages–Anzeiger” të Zvicrës: “Shqiptarët që jetojnë në Mal të Zi në Serbi, veçanërisht në Maqedoni, duhet të trajtohen të barabartë”.
Vizatimi i kufijve të rinj do të na largonte nga Evropa duke varrosur ambicien tonë 20 vjeçare për integrim në Bashkimin Evropian”, ka deklaruar Berisha.
E-Diaspora
-
Shoqata “Parandalo”, debat për shëndetin mendor Shëndeti mendor si rrugëtim i përbashkët: informim, dialog dhe kujdes për veten... -
Davos
House of Kosova në Davos: Diplomaci aktive gjatë ditës, tinguj rok në mbrëmje -
Gjermani
Humb jetën në aksident mergimtarja shqiptare nga Gjermania -
SHBA
Labearta Hasanramaj specializon në SHBA dhe bën shqiponjën me duar -
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci
Jeta në Austri
-
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin "Në rregull, po vij, dhe do të paraqitem para gjyqit", kishte thënë i akuzuari për vjedhje... -
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt










