Lajme
Azem Syles i ndalohet Zvicra për 5 vjet
Deputetit nga Kosova, Azem Syla, i cili ka jetuar në komunën Biberist të Kantonit të Solothurnit, i është ndaluar hyrja në Zvicër për 5 vjet.
“Me vendim të 11 korrikut, Zyra Federale për Migracionin ka marrë vendim t’i ndaloj Azem Syles udhëtimin në Zvicër në një kohëzgjatje prej 5 vjetësh”, tha zëdhënësja e kësaj zyre, Juerg Walpen, transmeton “Argauerzeitung”.
Një kërkesë e tillë është adresuar më 11 maj nga Zyra Kantonale për Migracion e Solothurnit.
Një kohë të gjatë ka qenë e paqartë nëse i dyshuari për keqpërdorimin e fondeve sociale në Zvicër, politikan nga Kosova, Azem Syla në të vërtetë ka lëshuar Zvicrën.
Edhe pse ai kishte ç’lajmëruar vendbanimin zyrtar në Biberist, deri më sot nuk është paraqitur ndonjë dëshmi udhëtimi në Zyrën Kantonale për Migracion të Solothurnit.
“Megjithatë, ne mund të konfirmojmë se Azem Syla e ka lëshuar Zvicrës. Ai ishte fotografuar në Parlamentin e Kosovës”, tha Öznur Ekici, zëvendësshef i Zyrës për Migracion në Solothurni.
Siç është njoftuar tashmë, Azem Syla ka jetuar në Zvicër nga viti 1994 ndërsa në vitin 1999 është pajisur me lejen e përhershme të qëndrimit (C). Pasi që aktivitetet e tij politike të kryera në Kosovë u bënë të njohura për publikun, Zyra për Migracion e Solothurnit i kishte anuluar atij lejen e qëndrimit në pranverën e 2011. Gjykata Federale e Zvicrës, si instanca më e lartë gjyqësore në vend, kishte hedhur poshtë ankesën e deputetit nga Kosova Azem Syla, që e kishte bërë pas vendimit që një gjykatë më e ulët në Solloturn kishte marrë për t`ia mohuar atij qëndrimin në Zvicër deri më 15 maj 2012.
Shuma prej më shumë se 400 mijë frangash për të cilën ai ngarkohet se e ka marrë pa të drejtë nga ndihmat sociale është objekt i një hetimi penal që po e zhvillon Prokuroria publike e Solothurnit.
“Hetimet ende nuk kanë përfunduar”, thotë Sabine Husi, zëvendës prokurorja e Solothurnit, shkruan “Argauerzeitung”.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











