Sport
Arnold Gjergjaj fiton ndaj Jasmin Hasiç
Ai ka fituar sonte ndaj boksierit boshnjak, Jasmin Hasiç. Meçi i cili ishte me tetë raunde, ka përfunduar në raundin e pestë.
Ai nuk dorëzohet. Edhe kur humb, di të ngritet. Ëndrrat e tij për të fituar një titull botëror nuk shuhen.
Boksieri shqiptar i peshave të rënda, Arnold Gjergjaj, është rikthyer sërish me fitore. Ai ka fituar mbrëmë ndaj boksierit boshnjak, Jasmin Hasiç.
Meçi, i cili ishte me tetë runde, ka përfunduar në rundin e pestë. Pas ndeshjes, Gjergjaj ka thënë se kjo fitore do t’ i hapë atij rrugë për të arritur qëllimin e tij.
“Fillimisht uroj të kemi shëndetin e mbarë si unë, ashtu edhe familja. Kjo fitore ishte shumë e rëndësishme për mua për të arritur qëllimet e mia. Unë jam këtu, falë mbështetjes së familjes dhe juve publikut dhe fansave të mi”, raporton albinfo.ch.
Pas humbjes nga boksieri David Haye në muajin maj, kjo fitore ishte një motivim për karrierën e boksierit shqiptar që jeton në Zvicër.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












