Kuriozitete
Anija ndoti ambientin, kërkohet dënim prej 100 mijë eurosh
Prokuroria e Marsejës ka kërkuar 100 000 euro gjobë kundër kapitenit të një anijeje, nga të cilat 80 000 euro i janë vendosur kompanisë amerikane “Carnival”, gjatë një procesi për ndotje të ajrit që përbën një rast të parë gjyqësor.
Një gjigant i deteve, 300 metra i gjatë, që mund të presë deri në 3 000 pasagjerë, “Azura” u vu nën hetim më 29 mars gjatë një ndalese në Marsejë për përdorimin e një vaji shumë ndotës, duke tejkaluar normat e prodhimit të squfurit, transmeton “ATSH”.
“Grupi amerikan ‘Carnival’, që ka markën ‘P&O Cruises’, është përpjekur të kursejë para duke dëmtuar mushkëritë e të gjithëve, në një kontekst të ndotjes madhore të ajrit të shkaktuar pjesërisht nga tragetet”, deklaroi prokurori i Republikës, Franck Lagier, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Bizneset nga diaspora vizitojnë “Shtëpinë e Kosovës” Pas eventit të mbajtur dje në Prishtinë ku u bashkuan rreth 350 biznese nga diaspora dhe...
-
Shqiptari diplomon në Columbia University në Nju Jork
-
Bernë: Promovohet libri “Gazmend Zajmi – Një jetë për Kosovën” me autor Nuhi Bytyçi
-
Tenori Ramë Lahaj në Toronto, me rastin e 25-vjetorit të ardhjes së refugjatëve nga Kosova në Kanada
-
Regjistrimi i popullsisë: Diaspora mund të regjistrohet online deri më 31 gusht
Jeta në Austri
-
A duhet të kryejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak të Austrisë personat me shtetësi të dyfishtë? Jo vetëm ata që kanë lindur me pasaportë austriake duhet të kryejnë shërbimin ushtarak. Nëse jeni...
-
Rreth 350 biznese nga diaspora dhe Kosova u mblodhen në Prishtinë
-
Si po e ndryshon motin në Austri ngrohja globale?
-
Lajmet më të fundit të së enjtes në Austri
-
Qeveria austriake ndan edhe këtë vit bonus: Nga 145 -290 euro për secilin qytetar të saj