Lajme
Ambasadorët e rinj, tre muaj po rroga
Sipas MJ, nuk ka vend për shqetësime dhe të gjitha pagesat eventuale janë vonuar për shkaqe teknike
Ambasadorët e rinj kosovarë nuk kanë marrë rroga gjatë tre muajve të fundit, raporton gazeta “Zëri” duke u thirrur në burimet e veta brenda Qeverisë së Kosovës. Edhe Ministria e Punëve të Jashtme e pranon se ambasadorët e rinj nuk kanë marrë paga për disa muaj, por thotë se kjo ka ndodhur për çështje teknike.
“Është thjeshtë skandaloze”, i ka thënë gazetës “Zëri”një zyrtar i lartë i qeverisë, duke e konsideruar skandaloz këtë veprim, që diplomatët kosovarë të mbesin pa paga për më shumë se 100 ditë.
“Siç jeni të informuar, në disa prej ambasadave të Kosovës, janë bërë disa rotacione të ambasadorëve dhe kjo situatë ka bërë që në një rast të ndodhë një vonesë e shkurtër në çështjen e pagesës, dhe kjo për të vetmen arsye, çështjen e kompletimit të dokumenteve dhe procedurat teknike, e jo për arsye buxhetore”, ka thënë Uliks Emra, U.D. i Drejtorit të Përgjithshëm në Ministrinë e Jashtme.
Ai ka thënë se nuk ka vend për shqetësime dhe të gjitha pagesat eventuale janë vonuar për shkak të procedurave ekskluzivisht teknike.
“Ka pasur raste kur Ambasadori i Amerikës është dashur të paguaj me kartelën e tij personale të kreditit, vet shërbimet e ambasadës. Është thjeshtë skandal çfarë ka ndodhë”, ka thënë një zyrtar i qeverisë i kontaktuar nga Zëri. Akan Ismajli, ambasadori i ri në Uashington, i cili momentalisht është me pushime në Kosovë, nuk ka pranuar të thotë asgjë kur është kontaktuar nga gazeta.
Ndërsa Emra i MPJ-së ka thënë se asnjë ambasador nuk është detyruar që të kryejë pagesa për shërbimet e Ambasadës prej mjeteve të veta personale. “Në çdo mision diplomatik, përkatësisht konsullor, ekzistojnë kartelat zyrtare bankare për shfrytëzimin e të cilave me qëllim të kryerjes së shërbimeve zyrtare”, thotë ai.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










