Lajme
Ambasada shqiptare reagon për flamurin
Më 2 shtator 2012 gazeta Sonntagsblick, në shtojcën e sportit, në faqen 15, ka botuar një shkrim për futbollin, të cilin e ilustron me një fotografi të flamurit shqiptar me yll përsipër.
Nga burimet e saj Albinfo mëson se Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë ka reaguar lidhur me këtë rast me një letër dërguar kryeredaktorit të kësaj gazete.
“Dëshirojmë t’ju rikujtojmë se Flamuri i Republikës së Shqipërisë nuk ka yll. Republika e Shqipërisë është vend i lirë, demokratik, anëtare e NATO-s, që punon për t’u integruar në Bashkimin Europian” thuhet ndër të tjera në letrën e ambasadës shqiptare drejtuar kryeredaktorit të gazetës Sonntagsblick.
“Duke besuar në seriozitetin profesional të gazetës suaj dhe tuajin personalisht, kërkojmë me mirësjellje të bëhet korigjimi, duke ribotuar, krahas korigjimit, edhe fotografinë e flamurit origjinal të Republikës së Shqipërisë” përfundon letra në fjalë.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












