Sport
Akuza të rënda nga Mavraj
“Ky nuk mund të jetë kuptimi i një turneu që të ketë ndryshime të tilla. Ne luajtëm kundër Francës dhe Zvicrës, ndërsa të tjerët përballë kundërshtarëve më të dobët. Të tjerët e dinin saktësisht se si duhej të luanin për të na kaluar, meqë ne kishim mbaruar”, deklaroi Mavraj
Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj ka bërë bujë në mediat ndërkombëtare me akuzat e tij për sistemin jo të mirë të garave të UEFA-s, por edhe takimet tjera të zhvilluara, që sollën eliminimin e Shqipërisë, shkruan albinfo.ch.
Ai për “Frankfurter Allgemeine Zeitung” ka folur për takimet që ka përcjellë për tri ditë nëse do të kualifikoheshin më tutje. “E gjithë kjo ishte paksa e çmendur. Sigurisht ishte gjithashtu edhe një eksperiencë e madhe për ne si skuadër, pasi ne jemi ulur gjithmonë pasdite për të parë ndeshjet së bashku. Për shembull, ne nuk e kemi ditur gjatë ndeshjes së Turqisë me Republikën Çeke se për kë të bënim tifo. Një barazim do të na ndihmonte, ose një fitore 1:0 e turqve. Çfarë të bënim kur të ishte 1-0 për Turqinë?
Disa shpresonin që çekët të barazonin, të tjerët trembeshin që çekët pastaj do të shënonin edhe golin e fitores, i cili në vetvete do të ishte i keq për ne. Kemi sharë shumë dhe kemi mëkatuar verbalisht gjatë të gjithë ndeshjes. Më pas ishim të zhgënjyer”, ka thënë Mavraj.
Turqia fitoi 2:0, që nuk i konvenoi Shqipërisë. “Po, kjo është e trishtueshme. Unë për shembull, më pëlqen Turqia, jam rritur me shumë turq. Dhe unë sigurisht që do të dëshiroja që ata të kalonin në turin tjetër. Por më duhej të mendoja për veten dhe të shpresoja që në fund ata të pësonin gol. Është disi e çuditshme. Më duhej të merrja një vendim si sportist”, theksoi mbrojtësi i Kolnit.
Ai ka folur edhe për sistemin e garave, ku për herë të parë katër skuadrat nga vende të treta kaluan tutje. “U desh të ma shpjegonin një herë pas ndeshjes me Rumaninë. Pastaj e kuptova se do të na duhej të dridheshim për tre ditë para televizorit. Ky nuk mund të jetë kuptimi i një turneu që të ketë ndryshime të tilla. Ne luajtëm kundër Francës dhe Zvicrës, ndërsa të tjerët përballë kundërshtarëve më të dobët. Të tjerët e dinin saktësisht se si duhej të luanin për të na kaluar, meqë ne kishim mbaruar. Ky është shtrembërim i aktivitetit.
Turqit, nëse do të kishin luajtur bashkë me ne të dielën, ndoshta nuk do të kishin arritur asnjëherë në 2:0, por do të ishin munduar të mbanin fitoren 1:0. Por ata e dinin se duhej të shënonin gol. Është e njëjta gjë për Portugalinë, të cilës mund t’i shërbente një 0:0. Ashtu siç nuk është e drejtë që të luash në një turne dy ndeshje të dobëta dhe pastaj të bësh një ndeshje të mirë për të kaluar turin”, u shpreh mbrojtësi shqiptar.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë











