Sport
A është e mundur që këta futbollistë t’i bashkohen Kosovës?
Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami, Adnan Januzaj dhe Lorik Cana janë futbollistët që pritet t’i bashkohen Kosovës, shkruan "sportkeeda.com"
Yjet kosovarë që luajnë për kombëtaren e Zvicrës, pas përfundimit të Kampionatit Evropian mund t’i bashkohen Përfaqësueses së Kosovës, shkruan “sportskeeda.com”, përcjell albinfo.ch.
Kosova u pranua në UEFA dhe FIFA, ku do të ketë të drejta të barabarta me të gjitha skuadrat dhe kombëtaret tjera. Përfaqësuesja kosovare është caktuar nga FIFA në Grupin I në eliminatoret për Kampionatin Botëror, ku do të luajë kundër Kroacisë, Turqisë, Finlandës dhe Ukrainës.
Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami, Adnan Januzaj dhe Lorik Cana janë futbollistët që pritet t’i bashkohen Kosovës, sipas portalit në fjalë.
Kombëtarja e Zvicrës ishte edhe më herët e frikësuar pasi që Kosova në momentin që do të pranohej në UEFA dhe FIFA, të tre lojtarët do të largoheshin nga “helvetët” në drejtim të atdheut të tyre.
Ndërsa tash mediat kanë raportuar që pasi të përfundon Kampionati Evropian që po mbahet në Francë, të pesë futbollistët e lartë cekur me shumë gjasë do t’i bashkohen Përfaqësuese së Kosovës.
E-Diaspora
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër Në "Kino Kosova" është shfaqur edhe filmi "The Land within", i regjisorit shqiptaro-zviceran Fisnik Maxville (Maxhuni),...
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville
-
“Kino Kosova”: Një realitet filmik i shikuar nga perspektiva femërore
-
Krasniqi sonte rikthehet në ring, përballet me boksierin portugez
Jeta në Austri
-
Si të mos ‘përplaseni’ nga një tren austriak i mbipopulluar? Trenat austriakë kanë qenë tepër të mbushur me njerëz përpara sezonit të festave, madje edhe njerëzit...
-
Çfarë më lejohet të bëj në ballkonin tim në Austri?
-
Një përmbledhje e lajmeve më të fundit në Austri
-
A mund të paguani taksat tuaja austriake duke përdorur një llogari bankare të huaj?
-
Pse Austria renditet kaq keq në indeksin për lirinë e shtypit?