Fun
85 vjeçarja austriake bën copë e grimë rreth 1 milion euro
Për shkak se ajo nuk dëshironte që të hollat të ua linte trashëgimtarëve të saj, i bën copë e grima.
Një plakë 85 vjeçare nga Brunn-i (Austria e Ulët) në ditët e fundit të jetës së saj ishte lënë dukshëm pas dorë nga familja. Për shkak se ata duket se ishin të interesuar vetëm për trashëgiminë e saj, plaka merr një vendim ekstrem. Siç raportojnë media austriake, zonja e vjetër pak para vdekjes, bën copë e grimë gjithë parat të cilat ishin hiq më pak se 950,000 euro, transmeton “albinfo.ch”.
Siç është bërë e ditur të ënjtën, 85 vjeçarja është gjetur e vdekur në shtëpinë e të moshuarve ku ajo ishte duke banuar. Pranë krevatit të saj janë gjetur një grumbull kartëmonedha të ndryshme të cilat ishin të gjitha të prera me gërshërë. Më sa duket, gruaja kishte coptuar paratë për inat të trashëgimtarëve të saj.
Policia austriake është duke u përkujdesur për sigurinë e kartëmonedhave dhe të njëjtat do të dërgohen në Bankën Kombëtare Austriake (OeNB).
Në anën tjetër përfaqësuesja e Bankës Kombëtare Austriake (OeNB) ka paralajmëruar se do të bëjë ndërrimin e kartëmonedhave. “Nëse trashëgimtarët gjejnë copat e kartëmonedhave dhe me kusht që origjina e të hollave të konfirmohet, atëherë Banka do t’i kompensojë të gjitha”, ka thënë ajo për mediat austriake.
Ende nuk është bërë e ditur prejardhja e gjitha këtyre parave, por nëse Banka vendos qëtë ua bëj ndërrimin e parave trashëgimtarëve të saj, i gjithë mundi i plakës për t’i coptuar paratë do të shkonte huq.
E-Diaspora
-
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë Drejtori i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës po merr pjesë në një vizitë studimore... -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim -
Itali
Shqiptari nga Kosova shpëton një 41-vjeçar nga mbytja në Itali -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë













