Kosova
Astronomja Pranvera Hyseni përfaqëson Kosovën në konferencën e planetariumeve në SHBA
Astronomja shqiptare Pranvera Hyseni ka përfaqësuar Kosovën në konferencën SEPA 2026, një ngjarje që mbledh profesionistë të planetariumeve nga Shtetet e Bashkuara.
Hyseni ishte e ftuar në Tellus Science Museum në Georgia, ku mbajti fjalimin qendror të mbrëmjes gala para një audience të përbërë nga profesionistë të fushës së planetariumeve, transmeton albinfo.ch.
Në fjalimin e saj, ajo prezantoi rrugëtimin e një ideje që dikur dukej e largët për Kosovën – krijimin e planetariumit dhe observatorit të parë në vend.
Projekti, i udhëhequr nga Hyseni përmes punës së saj në Astronomy Outreach of Kosovo, tashmë është bërë realitet në Shtime, duke krijuar një hapësirë të re për edukimin dhe promovimin e astronomisë në Kosovë.
“Me ju tregu qysh një ide që dikur dukej shumë larg për një vend si Kosova, përfundoi duke u bë planetariumi dhe observatori i parë në vend. Sinqerisht, nuk ka krenari më t’madhe!”, ka shkruar Hyseni pas pjesëmarrjes në konferencë.
Përmes punës së saj, Hyseni vazhdon ta prezantojë Kosovën në skenën ndërkombëtare të astronomisë, duke e kthyer pasionin për universin në projekte konkrete për brezat e rinj. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Lea Ypi nderohet me Çmimin Hannah Arendt për Mendim Politik 2026 Shkrimtarja dhe politologia shqiptare vlerësohet për kontributin e saj në mendimin politik bashkëkohor.... -
Letër falënderimi e organizatorëve të manifestimit të Ditës së të Zhdukurve me forcë -
Në vendkalimet kufitare të Kosovës, pa pritje të gjata -
TIME rendit Mira Muratin mes 100 figurave më me ndikim në Inteligjencën Artificiale -
Ambasada e Kosovës merr pjesë në “Embassy Cup 2026” në Potsdam
Jeta në Austri
-
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci “Beneath the Tongue, a Pebble”: Luan Bajraktari sjell në Kroaci një ekspozitë... -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime












