Lajme
Organizata austriake grumbullon dhurata për fëmijët shqiptarë
Organizata humanitare “ADRA” në Austri, në prag të festës së Krishtlindjes, ka filluar edhe këtë vit aksionin “Fëmijët ndihmojnë fëmijët” me ç`rast grumbullon paketa me dhurata për t` i dërguar për fëmijët në Shqipëri dhe Letoni.
Vitin e kaluar ajo ka dërguar 7,589 paketa më dhurata të cilat janë shpërndarë për fëmijët e këtyre shteteve.
Siç njofton “meinbezirk.at” nga data 29 shtator deri më 24 nëntor 2015 secili mund t`i bashkohet këtij aksioni duke dërguar një paketë me dhurata për këta fëmijë, të cilët ndoshta nuk kanë mundësitë që të marrin një dhuratë të tillë për Krishtlindje. Çdo paket do të jetë një mesazh i bukur për fëmijët. “Ne mendojmë për ju. Ne duam që t’iu bëjmë të lumtur”, transmeton albinfo.ch.
Në prani të ndihmësve austriakë, paketat e dhuratave do të shpërndahen për fëmijët në jetimore, në strehimoret e grave, në qendrat për fëmijë me aftësi të kufizuara dhe në vendbanime të varfra.
Dita e fundit për të bërë grumbullimin e këtyre paketave është data 24 nëntor.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












