Lajme
Merkel viziton Ballkanin, konsiderohet vizitë historike
Derisa në Tiranë presin që vizita e kancelares Merkel të ndikojë pozitivisht për raportet Shqipëri-Gjermani, në Beograd e presin në ethe
Gruaje më e fuqishme në politikën botërore, kancelarja gjermane Ankela Merkel nis të mërkurën turin e saj diplomatik nëpër Ballkan. Nesër ajo viziton Tiranën, duke u bërë kancelaria e parë e këtij shteti që viziton Shqipërinë në vitet e pluralizmit, ndërsa konsiderohet vizitë historike në krijimin dhe fuqizimin e raporteve ndërshtetërore.
Siç vlerësojnë përfaqësuesit e qeverisë shqiptare, vizita e Merkelit ka rëndësi të veçantë për vendin.
Në takimin e nesërm me kryeministrin Edi Rama, pritet të diskutohet për vendosja e marrëdhënieve në planin ekonomik mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, çështjet e sigurisë, por pa anashkaluar edhe çështjen e Kosovës dhe refugjatët shqiptarë.
“Së pari është vizita e parë dypalëshe, apo vizita e parë një kancelari gjerman në Shqipëri, sepse ajo e kancelarit Schröder ka qenë në kuadër të krizës në Kosovë. Është takimi i tretë që do të zhvillohet ndërmjet kancelares gjermane dhe kryeministrit Rama. Në këtë kontekst vizita e kancelares gjermane në Tiranë merr një rëndësi historike, për zhvillimin e marrëdhënieve dypalësh por dhe ecurinë e Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit në kuadër të procesit të integrimit evropian”, deklaroi Ditmir Bushati, ministër i Jashtëm i Shqipërisë.
Sipas tij, kjo vizitë do të ketë në qendër të vëmendjes jo thjesht marrëdhëniet dypalëshe në planin politik, ekonomik apo çështjet e sigurisë, “por edhe zhvillimet në rajon duke qenë se kancelarja do të vizitojë dhe Serbinë dhe Bosnjën pa Shqipërisë”.
Ndërsa transmetuesi publik gjerman, MDR, thotë se kancelarja Merkel shkon në Tiranë për të diskutuar për çështjen e azilkërkuesve. Referuar të dhënave zyrtare, në muajin maj të këtij viti 40 për qind e kërkesave për azil vijnë nga Ballkani.
“Merkel ka shuar shpresat për një anëtarësim të shpejtë në BE. Sipas saj, afrimi i Shqipërisë dhe Serbisë është një proces i gjatë dhe i mundimshëm”, thekson MDR.
Ndryshe, Gjermania në planin Evropian konsiderohet kontribuuesja kryesore në rajon gjatë 25 viteve të fundit. Po ashtu Gjermania është donatori më i madh ndër vendet e BE-së në Shqipëri, ndërsa në këtë shtet operojnë 146 kompani gjermane.
Kancelarja Merkel do të qëndrojë në Tiranë 4-orë, ndërsa vizita e saj vazhdon në Beograd. Atje ajo do të ketë takim me kryeministrin Aleksander Vuçiq, ndërsa përveç perspektivës evropiane, thuhet se çështja e Kosovës do të jetë temë boshte e takimit të saj. Madje edhe në Beograd, lidershipi atje po frikësohet se kancelaria Merkel do të kërkoj njohjen e Kosovës nga Serbia.
“Qëllimi kryesor i vizitës së kancelares Angela Merkel është të sigurohet bashkëpunimin për rrumbullakimin e pavarësisë së Kosovës”, shkruan agjencia ruse “Sputnik”.
Ndërsa Aleksandar Mitiq nga Qendra për Alternativa Strategjike, konsideron se Merkel do t’u bëj presion palës serbe që të lëshoj pe ne bisedimet e Brukselit, kryesisht për Asociacionin e Komunave serbe në Kosovë.
Por, vetë kryeministri Vuçiq është i bindur se mysafirja e tij do të ketë edhe “mjaltë e qumësht”, por jo kur të bëhet fjalë për Kosovën.
“Gjermania, para së gjithash, do të insistojë në dialogun e Brukselit dhe do të kërkojë të arrihen marrëveshje. Diçka kemi bërë, por jo gjithçka, pasi për tango duhen dy veta”, ka thënë ai, transmeton KK.
“Nuk e di se çfarë do të thotë, por jam i sigurt se do të jetë shumë e kënaqur me reformat ekonomike”, deklaroi Vuçiq.
Ndryshe, Gjermania mbetet njëri nga partnerët kryesorë ekonomikë edhe për Serbinë. Shkëmbimi tregtar mes dy vendeve është 3.2 miliardë euro. Kompanitë gjermane kanë investuar 1.4 miliardë në këtë shtet, ndërsa këto shifra pritet të ndryshojnë pozitivisht gjatë viteve të ardhshme.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












