Lajme
OBSH: 1 në 4 të rinj të moshës 15-19 vjeç konsumojnë alkool
Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka nxjerrë në dritë një alarm lidhur me konsumimin e alkoolit nga të rinjtë në Evropë, duke theksuar se 1 në 4 adoleshentë të moshës 15–19 vjeç konsumojnë alkool, përfshirë edhe Shqipërinë.
Evropa është identifikuar si rajoni me nivelin më të lartë të konsumit të alkoolit për frymë në botë. Ekspertët shprehin shqetësim për faktin se adoleshentët që kanë qasje në alkool në mjedisin e shtëpisë janë më të prirur të fillojnë konsumimin në një moshë të hershme.
Konsumimi i alkoolit gjatë adoleshencës ka pasoja serioze, duke përfshirë dëme në shëndetin mendor, performancë të ulët shkollore, si dhe rreziqe afatgjata për shëndetin, përfshirë mundësinë e zhvillimit të sëmundjeve kronike si ato të zemrës, mëlçisë dhe kancerëve të shumtë në moshë të rritur.
Studimet e fundit tregojnë se 1 në 4 vdekje tek të rinjtë nga 19 deri në 24 vjeç në Rajonin Evropian të OBSH-së janë të lidhura me konsumimin e alkoolit, duke përfshirë aksidente, mbytje dhe vetëvrasje.
Në këtë kontekst, ekspertët e shëndetit publik theksojnë nevojën për ndërgjegjësim dhe veprime të menjëhershme për të parandaluar këtë fenomen.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












