Lajme
Pas sulmit në Magdeburg: Sulme ndaj emigrantëve
Ende nuk dihet qartë motivi i sulmuesit në Magdeburg për sulmin vdekjeprurës në tregun e Krishtlindjeve. Dihet vetëm që ai është shtetas saudit dhe ndodhet në paraburgim. Por që pas sulmit, skena e ekstremit të djathtë në Gjermani ka nisur të përhapë gjuhë urrejtjeje ndaj emigrantëve.
Kurrë më parë nuk kam përjetuar një atmosferë kaq armiqësore dhe kërcënuese, thotë një student i teknikës së automjeteve në Magdeburg. Këtë e raportoi qendra për parandalimin e dhunës Salam në Saksoni-Anhalt. Organizata ka vënë re një rritje të ndjeshme të incidenteve kundër njerëzve të perceptuar si të huaj nga ekstremistët e djathtë. Emigrantë të supozuar quhen në rrugë terroristë, kriminelë dhe llum, disa prej tyre shtyhen dhe pështyhen, thuhet në raportin e Salam. Kërcënimi ka arritur deri aty sa komunitetet emigrantë po paralajmërojnë njëri-tjetrin përmes grupeve në WhatsApp dhe Facebook, duke këshilluar njerëzit të shmangin daljen në publik.
Fakti që autori mund të ketë pikëpamje islamofobe dhe të ekstremit të djathtë është një paradoks i situatës, thotë studiuesi i radikalizmit Hans Goldenbaum nga Salam për radion Mitteldeutscher Rundfunk. Kjo tregon fuqinë e diskursit ekstrem të djathtë dhe sa i papërshkueshëm është nga realiteti. Që pas sulmit të së premtes së kaluar, partitë, organizatat dhe individët neonazistë në Gjermani po mobilizohen mbarëkombëtarisht. Ata kërkojnë dëbimin masiv të njerëzve nga Gjermania.
Në një demonstratë të ekstremit të djathtë në Magdeburg të dielën, 22 dhjetor 2024, u mblodhën qindra neonazistë. Gjatë protestës pati edhe sulme ndaj gazetarëve. Njëri nga folësit në aktivitet ishte Thorsten Heise, një funksionar neonazist me precedentë penalë. Ai kishte tentuar më parë të përplaste një refugjat me makinën e tij. Video nga aktiviteti tregojnë Heisen duke i nxitur pjesëmarrësit të infiltrojnë organizata, zjarrfikëse dhe autoritete. Gazetarët raportojnë se pjesëmarrësit thërrisnin Gjermani, zgjohu, një parullë e nazistëve të Hitlerit. Përdorimi i saj është i ndaluar me ligj në Gjermani.
Eksperti i ekstremizmit të djathtë në Magdeburg, David Begrich, nga shoqata Miteinander e.V. paralajmëron për një instrumentalizim të mëtejshëm politik të sulmit. Partia Alternative për Gjermaninë (AfD), pjesërisht e ekstremit të djathtë, ka paralajmëruar protesta masive në Magdeburg.
Në një intervistë për DW, Begrich kritikon ashpër këto aktivitete. Pas një sulmi me pesë të vdekur dhe rreth 200 të plagosur, viktimat dhe të prekurit duhet të jenë në qendër të vëmendjes. Në Magdeburg mbizotëron një tronditje e thellë. Ky sulm i ka shkaktuar qytetit një plagë të rëndë, thotë ai.
Deri sa ende ka njerëz që po luftojnë për jetën në spital nga pasojat e sulmit, çdo instrumentalizim është i papranueshëm, shton Begrich. Fati i viktimave duhet të jetë tani në fokus. Pasojat mund të analizohen më vonë. Shoqëria e qytetit nuk dëshiron instrumentalizim.
Pavarësisht lajmeve të rreme, thashethemeve dhe përpjekjeve për instrumentalizim të kësaj ngjarjeje të rëndë në rrjetet sociale, David Begrich e përshkruan qytetin Magdeburg si të sinqerisht të prekur: Qyteti është më i bashkuar./DW
E-Diaspora
-
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare Nga Zvicra në Kosovë, historia e Vali Ranch prezantohet në “Pushime on Top” të Top Channel... -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C
Jeta në Austri
-
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit Në gjysmën e parë të këtij viti, 17 për qind më shumë njerëz u natyralizuan në... -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas












