Bota
Pse shefat duhet të dëgjojnë punëtorët më shumë
Burimi më i vlefshëm dhe thelbësor i ideve, njohurive dhe informacionit në çdo organizatë, qëndron te punonjësit e saj, veçanërisht ata, që janë më afër vijës së parë
Gjithçka filloi kur, një burrë hapi një pako biskota Oreo, vetëm për të gjetur biskotat të thërrmuara. I zhgënjyer, ai bleu një pako tjetër, vetëm për të zbuluar të njëjtin problem.
Për fat, ky zotëri ishte anëtar i bordit të Mondelez International, kompania mëmë e Oreo, të cilës ia dërgoi shpejt çështjen.
CEO në atë kohë, Irene Rosenfeld, u habit. Nëse një çështje e kontrollit të cilësisë, do të ishte shfaqur në biskotat e një prej anëtarëve të bordit të saj, kjo nënkuptonte, që tashmë të kishte pako Oreo të copëtuara në të gjithë vendin, apo edhe në botë, shkruan shqip.al, transmeton albinfo.ch.
Si ndodhi kjo?
Çdo fabrikë Oreo, kishte sisteme për të identifikuar dhe rregulluar, pikërisht këtë lloj problemi. Dhe pse, ajo po mësonte për këtë tani?
Irene vendosi se mënyra më e mirë, për të zbuluar se çfarë kishte shkuar keq, në sistemin e paketimit, ishte të pyeste njerëzit në vijën e parë: punëtorët e fabrikës.
Doli, se fabrika Oreo, që paketonte biskotat, kishte instaluar së fundmi një makineri të re, që mund të paketonte deri në gjashtë herë më shumë biskota në të njëjtën kohë, në krahasim me makinat e mëparshme.
Por, diçka kishte shkuar keq me këtë makineri, dhe biskotat po thërrmoheshin – diçka për të cilën, ata që ishin linjën e prodhimit, me shumë mundësi e dinin.
Nëse kompania, do të mund të kishte përdorur njohuritë e punëtorëve të vijës së parë, para se të ishte tepër vonë, aq shumë kohë dhe para, mund të ishin kursyer.
Kjo përvojë, e bëri Irene të pyeste veten, çfarë do të duhej të ndryshonte, që organizata të përdorte vazhdimisht, inteligjencën e saj kolektive?
Si do të dukej të ishte një organizatë, që i jep rëndësi pyetjes dhe të mësuarit, në strategjinë dhe vendimmarrjen e saj?
Burimi më i vlefshëm dhe thelbësor i ideve, njohurive dhe informacionit në çdo organizatë, qëndron te punonjësit e saj, veçanërisht ata, që janë më afër vijës së parë.
Mësuesit, infermierët, punëtorët e fabrikës, përfaqësuesit e shërbimit ndaj klientit, stafi i shitjeve, shitësit me pakicë, arkëtarët dhe shoferët e kamionëve, janë të gjithë shembuj të punonjësve, afërsia e të cilëve me “veprimin” e vërtetë, u jep atyre akses në informacione, kryesisht të padukshme për ata, që janë më lart në organizatë.
Ndërsa “dëgjimi i vijës së parë”, është bërë gjerësisht i njohur si një domosdoshmëri organizative, pak kompani kanë kaluar me sukses, nga teoria në praktikë.
Përpjekjet për të përfshirë vijën e parë, janë zakonisht shumë sipërfaqësore, ose të shkëputura, që punonjësit të besojnë se koha dhe energjia, që ata investojnë, do të ndikojë në vendimmarrje.
Kjo përvojë duhet të na mësojë, se puna e udhëheqësve, nuk është të gjejnë zgjidhje.
Është për t’u bërë vërtet kurioz, për përvojat dhe njohuritë e fshehura në mendjet e punonjësve, dhe për të ndërtuar kulturën dhe sistemet, që i japin dorë shfaqjes së dijes dhe mençurisë së tyre kolektive.
5 strategji për të gjetur ‘mençurinë në vijën e parë’
- Zvogëloni efektet e dinamikës së fuqisë, duke pranuar se keni një dilemë ose enigmë, dhe keni nevojë për partneritetin e tyre, për ta zgjidhur atë.
- Bëjini punonjësit të dinë paraprakisht, se si do të merren vendimet përfundimtare dhe çfarë rolesh, do të luajnë në marrjen dhe/ose ndikimin e vendimeve. Lërini vendimet të merren, sa më afër vijës së parë të ‘frontit’.
- Lërini ata të marrin pjesë në probleme, duke i ekspozuar ndaj të gjitha pikave të të dhënave, që mundeni, ndërkohë që kërkojuni t’ju ndihmojnë të rishikoni kuptimin tuaj të çështjeve, duke shtuar informacionin shtesë, që ata shohin.
- Fuqizojini ata, të zhvillojnë zgjidhje të reja, duke bërë pyetje “si mundemi…” dhe duke gjeneruar sa më shumë ide kreative, që të jetë e mundur. Ftojini ata, që t’u japin përparësi zgjidhjeve, që i shohin si më të rëndësishmet dhe të tregojnë arsyet pse.
- Reflektoni vazhdimisht te punonjësit, se si idetë dhe reagimet e tyre, informuan vendimet organizative. Kur nuk mund të veproni sipas ideve ose reagimeve të tyre, ose nuk mund të përgjigjeni menjëherë, tregojuni atyre pse dhe çfarë planifikoni të bëni më pas.
E-Diaspora
-
Federata e Futbollit e Kosovës organizon kamp seleksionues për talentët e diasporës në Gjermani Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) po vazhdon traditën e organizimit të kampeve seleksionuese për të... -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani
Jeta në Austri
-
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri Tragjedia ndodhi në Sooß pranë Badenit, bashkëshorti D.O. dyshohet si autori kryesor... -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç










