Bota
Pritet rënie e inflacionit në Eurozonë
Shifra e rishikuar, vjen pasi ndikimi i ndërprerjes së tregtisë në Detin e Kuq, rezulton më i butë se sa pritej
Inflacioni në Eurozonë, mendohet se do të bjerë më shpejt se sa pritej, pasi ndikimi i ndërprerjes së tregtisë në Detin e Kuq, rezulton më i butë se sa pritej, sipas vlerësimeve të përditësuara të BE-së.
Komisioni Evropian tha se inflacioni vjetor, do të bjerë në 2.5 % këtë vit, përpara se të arrijë objektivin prej 2 % të Bankës Qendrore Evropiane në gjysmën e dytë të 2025.
Në parashikimin e mëparshëm në shkurt, komisioni parashikoi një ulje më graduale, 2.7 % në 2024, dhe 2.2 % vitin e ardhshëm, shkruan Monitor, transmeton albinfo.ch.
“Rënia më e shpejtë se sa pritej e inflacionit, është për shkak të një dobësimi të çmimeve për mallrat, kryesisht për shkak të ndikimit më të butë se sa pritej, në ndërprerjet tregtare të Detit të Kuq,” tha komisioni.
Komisioni ruajti projeksionin e mëparshëm, që ekonomia të rritet me 0.8 % këtë vit, përpara se të arrinte 1.4 % në vitin 2025. Vitin e kaluar, rritja ishte 0.4 %.
Paolo Gentiloni, komisioneri i ekonomisë i BE-së, paralajmëroi se rritja është “shumë e moderuar” dhe subjekt i rreziqeve negative, të lidhura me një mjedis “të pasigurt dhe të rrezikshëm” gjeopolitik.
Ekonomia e Eurozonës, tregoi shenja të një tentative rimëkëmbjeje tre muajt e parë të këtij viti, kur produkti i brendshëm bruto, u rrit 0.3 % nga tremujori i kaluar.
Kjo u nxit nga eksportet më të larta, rritja e turizmit dhe rritja e shpenzimeve konsumatore, me rënien e inflacionit.
Rritja ekonomike, pritet të vazhdojë këtë vit dhe vitin e ardhshëm, veçanërisht pasi Banka Qendrore Evropiane pritet gjerësisht, të fillojë uljen e normave të interesit nga muaji i ardhshëm. Inflacioni parashikohet të bjerë më tej, ndërkohë që pagat vazhdojnë të rriten, duke rritur fuqinë e shpenzimeve të familjeve.
Sidoqoftë, rimëkëmbja e ekonomisë së Evropës, nga pandemia, ka qenë më e ngadaltë se e rajoneve të tjera, si dhe u godit më shumë nga pasojat e pushtimit rus të Ukrainës. Rritja në rajon, pritet të mbetet më e dobët se rritja e SHBA-së dhe Kinës.
Shumë vende evropiane, ende përballen me produktivitet të dobët – prodhim për orë të pune – si dhe nivele të ulëta investimesh, kosto të larta të energjisë, popullsi në plakje, tkurrje të fuqisë punëtore dhe ulje të orarit të punës.
Gjermania, ekonomia e së cilës u tkurr me 0.3 % vitin e kaluar, pritet të rritet me 0.1 % këtë vit. Nëntë ekonomi të tjera të BE-së, që u tkurrën në vitin 2023, parashikohet të kthehen në vlera pozitive.
BE-ja në tërësi, duke përfshirë vendet që nuk përdorin euron, pritet të rritet me 1 % këtë vit, rritje prej 0.1 % nga vlerësimet e mëparshme. Rritja në bllok, pritet të arrijë në 1.6 % vitin e ardhshëm.
Politika fiskale, po peshon gjithashtu rritjen evropiane, pasi shumë qeveri në rajon, po reduktojnë shpenzimet e tyre, në përgjigje të rikthimit të rregullave fiskale të BE-së, që kufizojnë deficitet buxhetore dhe borxhin.
“Rimëkëmbja po vjen,” tha këtë javë Alfred Kammer, drejtori evropian i FMN-së. “Por ka sfida dhe nuk ka vend për vetëkënaqësi,” tha ai, duke shtuar se rritja në Eurozonë do të mbetet “e pamjaftueshme”.
FMN-ja i ka bërë thirrje Evropës që të heqë barrierat ndaj tregtisë së brendshme dhe të thellojë integrimin e tregjeve të saj të kapitalit për të rritur financimin për firmat me rritje të lartë, si dhe për të investuar në energjinë e gjelbër, mbrojtjen dhe dixhitalizimin.
Anëtarja e bordit ekzekutiv të BQE-së, Isabel Schnabel, tha se aftësia “gjithnjë e më e dobët” e Eurozonës, për të gjeneruar rritje, po pengonte konkurrencën e saj ndërkombëtare.
“Një hendek i dukshëm, është hapur në stoqet reale të kapitalit, të lidhura me teknologjinë e informacionit, midis Eurozonës dhe SHBA,” tha ajo.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











