Integrimi
Roli i ABSM në sektorë të ndryshëm në Kosovë, me fokus të veçantë në arsim
Prezantimi i ABSM në rajonin e Gjakovës dhe komunat tjera të Kosovës, u bë nga Krenare Rizvanolli ndërsa për rolin e ABSM në fushën e arsimit, foli Dr. Besim Mustafa
Nën organizimin e Qendrës ABSM, Kuvendit të Shqiptarëve të Zvicrës dhe shoqatës “Gjakova – Basel”, për dy ditë radhazi u mbajt Fundjava Kulturore Shqiptare në Bazel. Me këtë rast, para një publiku të gjerë, u paraqit një program i larmishëm kulturor-artistik. Në ditën e dytë, pas fjalëve të rastit hapëse u prezantuan shoqatat organizatore të këtij eventi, Qendra ABSM, Bazel dhe shoqatës “Gjakova – Basel”.
Nga përfaqësues të tyre dhe të tjerë u diskutua roli i këtyre institucioneve në fuqizimin e rinisë shqiptare në Kosovë dhe në Zvicër.
Prezantimi i ABSM në rajonin e Gjakovës dhe komunat tjera të Kosovës, u bë nga zonja Krenare Rizvanolli, e cila shpalosi punën dhe aktivitetet e ABSM që nga viti 2000, në sektorë të ndryshëm, duke përfshirë sektorin e arsimit.
Roli i ABSM në fushën e arsimit, u prezantua nga Dr. Besim Mustafa, i cili është ekspert i fushës së arsimit. Lidhur me prezantimin e tij ka vazhduar debati me audiencën e pranishme në sallë.
“Aktivitetet e ABSM janë të një rëndësie të veçantë, sepse prekin nivelet e ndryshme të sistemit arsimor, përkatësisht nivelin fillor, klasën e 9-të, klasën e 12 të shkollave profesionale dhe atyre në gjimnaze, duke trajtuar pika të ndryshme si Këshillimi në karrierë, tranzicioni në vendin e punës dhe Edukimi për ndërmarrësi. Shpreh shqetësimin se rreth 60% e maturantëve nuk e dinë se çfarë do te bëjnë në vitin tjetër, nuk kanë interesa për studime të mëtutjeshme si dhe nuk janë të gatshëm për tregun e punës, sepse nuk janë të mësuar apo përgatitur për asnjë zanat…!?”, ka thënë në këtë kontekst, Dr. Mustafa.
Më pas Dr. Mustafa ai ka shtuar se “për fat të keq, nxënësit në shkollat e tona, kryesisht pajisen me njohuri teorike se sa me shkathtësi praktike dhe për të përmirësuar këtë, kërkohet bashkëpunim më i mirë në mes të komunitetit të biznesit, drejtorive arsimore, në një mbikëqyrje të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.
Kontribut të veçantë mund të japë edhe ABSM me qendrën e vet në Gjakovë, por edhe nga Qendra në Bazel, përmes të cilës do të ofrohej përkrahja nga Zvicra, qoftë financiare por edhe përmes ekspertëve shqiptarë në Zvicër. Diaspora shqiptare në Zvicër ka një potencial të jashtëzakonshëm, qoftë nga ana e ekspertizës apo edhe financiare për të ndikuar në hapjen e bizneseve në Kosovë. Diaspora shqiptare në Zvicër ka ndihmuar dhe do të ndihmojë vetëm se duhet të gjenden mekanizma ndërmjetësuese dhe këtë shërbim do të mund ta kryente ABSM”, ka thënë veç tjerash Dr. Mustafa.
Kjo u mirëprit, nga shumë të pranishëm, të cilët deklaruan se ka vullnet dhe dëshirë, që përkrahja për Kosovë të kalojë në një nivel tjetër, përkatësisht në të bërit biznes. ”Kjo do të ishte edhe përkrahja më e mirë, që do t`i bëhej Kosovës, sepse kjo do të ndikonte që rinia kosovare të mbetet në Kosovë dhe vetëm ashtu do të kishte një Kosovë të zhvilluar” përmbylli Dr. Besim Mustafa.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë













