Lajme
Pse Gjermania po qëndron ‘neutrale’ karshi krizës rreth Ukrainës?
Arsyet për këtë maturi kaq të madhe janë historike, politike dhe ekonomike.
Në rast të një pushtimi rus të Ukrainës, për të cilin Shtetet e Bashkuara besojnë se është i pashmangshëm, disa vende anëtare të NATO-s kanë rënë dakord të ofrojnë qindra mijëra euro ndihmë ushtarake për Ukrainën, duke përfshirë armë, dronë dhe dërgimin e trupave ushtarake ne vendet e Evropës Lindore.
Gjermania, e cila ruan një rol udhëheqës në Evropë dhe është një anëtare e rëndësishme e NATO-s, po lëviz në një mënyrë tjetër, shumë më të kujdesshme, duke shkaktuar jo pak trazira mes aleatëve.
Deri më tani, Gjermania ka refuzuar t’i shesë armë Ukrainës, megjithëse një alternativë të tillë nuk e ka përjashtuar në të ardhmen. Për shembull, ajo nuk ka autorizuar një dërgesë prej nëntë abusi (pjesë artilerie) nga Estonia në Ukrainë me pretekstin se ato ishin me origjinë gjermane. Vendet e tjera të NATO-s janë sjellë ndryshe, transmeton Tch, përcjell Albinfo.ch.
Departamenti Amerikan i Shtetit i ka dhënë leje Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë për të dërguar raketa të prodhuara nga SHBA dhe armë të tjera në Ukrainë. Shtetet e Bashkuara dërguan armë dhe municione me vlerë prej 200 milionë dollarë mes dhjetorit dhe janarit, ndërsa Mbretëria e Bashkuar furnizoi me 2000 raketa antitank dhe po ndihmon në trajnimin e ushtrisë ukrainase.
Më 27 janar, Gjermania u ofrua të dërgonte 5000 trupa ushtarake në Ukrainë për të ndihmuar në mbrojtjen e saj nga një pushtim i mundshëm rus. Kryetari i bashkisë së Kievit, Vital Klitschko, me ironi kishte pyetur gazetarin gjatë një interviste për Bild: Me çfarë do na ndihmojë Gjermania? Duke dërguar jastëkë?
Gjithsesi, Ukraina duket e shqetësuar për hezitimin e Gjermanisë. Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba e akuzoi Gjermaninë për “minim të unitetit” të bllokut antirus dhe për inkurajim të një sulmi rus ndaj vendit.
Kuleba nuk është i vetmi që ka shprehur dyshime për qëndrimin e matur të qeverisë gjermane.
Laurynas Kasciunas, kryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare të Parlamentit të Lituanisë, tha se “Berlini po bën një gabim të madh strategjik dhe po rrezikon reputacionin e tij”.
Megjithatë, mosveprimi i dukshëm gjerman është i motivuar nga një sërë arsyesh komplekse historike, politike dhe ekonomike.
Si ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, ashtu edhe kancelari Olaf Scholz justifikuan refuzimin për të furnizuar Ukrainën me armë, duke kujtuar se që nga vitit 1971, Gjermania ka qenë kundër dërgimit të armëve në zonat që janë të përfshira në një konflikt ose që rrezikojnë të hyjnë në to.
Kjo është një politikë që shumë analistë e lidhin me traumat e Luftës së Dytë Botërore dhe me nevojën që Gjermania të mos ushqejë frikë dhe dyshime mes aleatëve. Në kuadër të politikës së jashtme të vendeve të tjera, furnizimi me armë për një shtet që rrezikohet të sulmohet, shihet si masë parandaluese. Nga pikëpamja gjermane, kjo masë vetëm sa do ta përkeqësonte situatën.
Megjithatë, në një intervistë për Al Jazeera, Stefan Scheller, një studiues në Këshillin Gjerman për Marrëdhëniet me Jashtë, theksoi se “megjithëse eksporti i armëve në zonat e konfliktit nuk është pjesë e traditës gjermane të politikës së jashtme, Gjermania ndonjëherë, dhe për arsye të mira, ka qenë fleksibël me standardet e veta, si për shembull furnizimi me armë i kurdëve që luftonin kundër Shtetit Islamik në Siri”.
Gjermania ka marrë gjithashtu pjesë në disa nisma ushtarake kundër Rusisë në vitet e fundit. Ajo komandon një njësi luftarake të NATO-s në Lituani, ndihmon në monitorimin e hapësirës ajrore të Balltikut për ndërhyrjen ruse dhe planifikon të dërgojë disa avionë luftarakë në Rumani muajin e ardhshëm për të realizuar të njëjtën gjë edhe atje.
Megjithatë, kujdesi aktual ka kuptim për shumicën e forcave të koalicionit që përbëjnë qeverinë Schulz.
Të Gjelbërit janë pacifistë dhe kanë shprehur gjithmonë shqetësim të madh për tregtinë e armëve, edhe pse një pjesë e partisë, po ashtu edhe një pjesë e madhe e liberalëve, një parti tjetër në pushtet, dëshirojnë që Gjermania të tregohej më bindëse kundër Rusisë.
Kësaj i shtohet fakti se SPD, Partia Socialdemokrate të cilës i përket Schulz dhe që fitoi shumicën në zgjedhjet federale të vitit 2021 është shumë e prirur për traditën e saj historike të dialogut me Rusinë, e cila daton që nga koha e Bashkimit Sovjetik.
Përveç kësaj, është edhe një arsye e rëndësishme ekonomike, së bashku me Italinë, Gjermania është shteti evropian që varet më së shumti nga gazi rus për nevojat e veta energjetike: 32% e gazit natyror në vend vjen nga Rusia. Gjermania po mundohet që të ketë gjithnjë e më pak nevojë për burime jo të rinovueshme si gazi për të prodhuar energji, por për momentin një ndërprerje e furnizimit me gaz rus, do të vendoste vendin në vështirësi të mëdha.
E-Diaspora
-
Elbenita Kajtazi sonte ngjitet në skenën e Operës së Cyrihut me një tjetër rol të Mozartit Sopranoja shqiptare njoftoi se është gati të interpretojë një tjetër Mbretëreshë të Mozartit në "Opernhaus Zürich",... -
Itali
27-vjeçari shqiptar humb jetën në Itali pas një aksidenti tragjik në vendin e punës -
Protesta e katërt në Gjenevë: Diaspora shqiptare vazhdon mobilizimin, “Shqipëria nuk është në shitje” -
Gjermani/Francë
Sot u jepet lamtumira e fundit dy vajzave shqiptare nga diaspora që humbën jetën në aksidente tragjike -
BQK: Ekonomia e Kosovës pritet të ngadalësohet, inflacioni të rritet në 6.7% gjatë vitit 2026
Jeta në Austri
-
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë Operatori shtetëror hekurudhor i Austrisë, ÖBB, njoftoi se çmimet e biletave do të rriten në vitin... -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve -
Temperatura rekorde edhe në Vjenë












