Lajme
I riu shqiptar, pjesë e filmit “Blood mixed”, me dy role kryesore në SHBA
I riu shqiptar Arbër Loci, jeton në Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
I riu shqiptar, Arbër Loci, jeton në Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ai është pjesë e filmit me titull “Blood mixed” (Gjaku i përzier), ku ka dy role në këtë projekt të ri, shkruan albinfo.ch.
Arbri tregoi rreth eksperiencës së re dhe dëshirës për të nisur studimet e larta në aktrim.
“Ky është filmi i parë ku luaj, producenti më pa duke u stërvitur në arte marciale dhe më bëri ftesë të provoj të luaj në filmin e tij”, rrëfen Loci.
Ai është ndër rolet kryesore në film dhe luan rol negativ. Filmi është aksion dhe horror, ndërkohë që Arbëri në fund të filmit vdes, shkruan tutje albinfo.ch.
Përveç filmit, ai është edhe model reklamash. Shumë firma të veshjeve në Amerikë kanë përzgjedhur Arbërin të jetë reklamues i veshjeve të markave të tyre, pasiqë zotëron një pamje të bukur dhe ka trup të kuruar. /Albinfo.ch



Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriArbër Loci
- Vendi ku vepron:Nju Jork
- Profesioni:Aktor - Model
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










