Lajme
Kolona dhe pritje në vendkalimet kufitare me Serbinë
Fluksi i madh i mërgimtarëve që kanë mësyrë Kosovën për pushime ka bërë që këtë fundjavë të krijohen kolona dhe pritje më shumë se një orë në disa pika të kalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë.
Kjo fundjavë po shënon rritjen e numri të mërgimtarëve kosovarë që po vijnë për pushime nga vendet e Evropës Perëndimore.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në matjen e bërë në orën 15:10, në disa vendkalime kufitare me Serbinë për të hyrë në Kosovë po pritet më gjatë se 60 minuta.
Pritje dhe kolona më të gjata ka në vendkalimin kufitar në Merdar, ku po pritet deri në 100 minuta për të hyrë, kurse kolona e automjeteve në anën serbe të kufirit është deri në 400 metra, shkruajnë mediat kosovare, transmeton Albinfo.ch.
Ndërsa, në vendkalimin kufitar te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë po pritet deri në 70 minuta, kurse në Jarinje deri në 60 minuta.
Në vendkalimet e tjera kufitare të Kosovës me vendet fqinje, për hyrje dhe dalje nuk pritet më gjatë se 5-10 minuta.
Ndërkohë, një numë i madh bashkatdhetarësh po vazhdojnë të vijnë në Kosovë përmes linjës ajrore.
Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror ka bërë të ditur të premten se në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” është realizuar rekord operimesh, me gjithsej 130 aterime.
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










