Sport
Mjeku që e ndihmoi Eriksenin: Luftoi me të gjitha forcat për të qëndruar gjallë
Ngjarja e djeshme shokoi botën e futbollit. Futbollisti i Danimarkës, Christian Eriksen, u shtri pa ndjenja në fushë, pasi pësoi sulm në zemër duke i tronditur të gjithë.
Në ndihmë i dolën fillimisht bashkëlojtarët në krye me kapitenin Kjaer që nuk e lejuan ta përbinte gjuhën, e pastaj erdhi menjëherë ndihma nga stafi mjekësor, të cilët e mbajtën në jetë Eriksenin.
Mjeku që ndihmoi danezin, Morten Boesen, tregoi se Erikseni luftoi me të gjitha forcat për të qëndruar gjallë.
“Kur hymë në fushë, Eriksen po merrte frymë dhe kishte puls. Më pas, papritur, nuk kishte më puls. Nisëm ndërhyrjen për ta mbajtur gjallë. Për fat të mirë, edhe Eriksen luftoi me të gjitha forcat për të qëndruar gjallë”, u shpreh Morten Boesen.
Ndërsa Joel Pohjanpalo, finlandezi që shënoi golin e fitores për ekipin e tij, pranoi se ndeshja rinisi me kërkesë të vetë Christian Eriksen.
“Ai donte që të vazhdonim, ia tha shokëve të tij. Edhe ne pastaj vendosëm të luanim. Ishte bukur të shikoje tifozët të bashkuar, duke thirrur në kor emrin e tij”, tha Pohjanpalo.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











