Kosova
KETI: Kërkohet të mos paguhet energjia elektrike për qytetarët në Veri
Në mbledhjen e sotme, Komisioni për Ekonomi, Tregti dhe Industri është duke e shqyrtuar planin e punës që do ta ketë gjatë këtij mandati, transmeton albinfo.ch.
Në Komision u shtrua edhe çështja e energjisë elektrike në komunat me shumicë serbe.
Në këtë mbledhje deputetja Mimoza Kusari tha se është për hetim çështja se si në veri konsumi i energjisë elektrike për këtë vit është rritur për 20 për qind, përderisa nuk është regjistruar rritje e popullsisë. Ajo ngriti dyshime për konsum ilegal të energjisë, e cila paguhet nga Qeveria e Kosovës.
Edhe deputeti Armend Muja tha se është e palogjikshme që shteti të vazhdojë t’ua paguajë faturat komunave veriore.
“Deri në vitin 2017 faturat e shpenzimit të energjisë i ka paguar konsumatori kosovar, nga 2017 i paguan Qeveria. Ne jemi duke e subvencionu energjinë atje. Ne me vendime tona ju kemi dhënë të drejtë atyre, domethënë konsumoni sa të doni, se ne jua paguajmë rrymën. Unë jam kundër, kjo praktikë duhet të ndalohet, është kundër logjikës qeveritare”, ka thënë ai.
Kësisoj, KOSTT-i ka kërkuar nga Komisioni ndarjen e 11 milionë eurove të tjera për ta, kërkesë për të cilën deputetët anëtarë të Komisionit nuk u pajtuan.
“Nëse e shihni në kërkesë të dhjetorit të vitit të kaluar, KOSTT-i kanë kërkuar 15 milionë euro. Qeveria e Avdullah Hotit u ka dhënë 10 milionë euro. Tash ata po kërkojnë edhe 11 milionë të tjera. Këta janë duke bërë hajgare”, ka thënë Armend Muja.
E-Diaspora
-
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik Kurti: Përtej granteve financiare nga Gjermania, Kosova ka nevojë për qasje në treg ... -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji -
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio -
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten













