Kosova
Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së mund të nisë verën e ardhshme
Avokatët e ish-krerëve të UÇK-së: Akuzat janë zhgënjyese dhe absurde
Ashtu si avokatët e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, edhe mbrojtësit e Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit kanë dalë kundër nisjes së gjykimit në verën 2021.
Qëllimi i kësaj konferencë është të bëhet e ditur se deri ku është prokuroria me hetimet, numrin apo sasinë e përafërt të provave apo dëshmive që palët mund të nxjerrin në gjykim, materialit prodhues – shfajsues dhe atë të mbrojtur.
Prokurorja Speciale në këtë konferencë ka thënë se kanë njoftuar mbrojtjen me të gjitha materialet, ndërsa ka shtuar se nuk duhet të jetë befasi çështja.
“Sa u përket hetimeve, disa masa janë në vazhdim e sipër dhe një numër i këtyre hapave mund të kryhen vetëm kur çështja bëhet publike, një shembull i tillë është kontrollimi gjatë arrestimit të të akuzuarve, materiali që është marrë gjatë këtij arrestimi. Sa i përket mundësisë së ekipit të mbrojtjes që të fillojnë me hetimet e tyre, ata mund të nxjerrin disa materiale pas disa javësh.
Synojmë të ndjekim urdhërin tuaj për masa mbrojtëse, në pika të shkurtra mbrojtja ka informacion të bollshëm për të filluar hetimet menjëherë”.
Ajo përmendi verën e vitit 2021 si afat kur do të nisë gjykimi i kësaj çështjeje.
“Të gjitha këto nxjerrje materialesh do të diskutohen më vonë. Vetë aktakuza përmbanë pretendime të detajuara për akuzat. Në këtë moment, dhe duke u nisur nga hollësitë, për sa i përket aktakuzave duhet të bëhen edhe disa redaktime. Duhet të ndjekim urdhërin e juaj për masa mbrojtëse. Në pika të shkurtra mbrojtja ka informacion të bollshëm për të filluar hetimet menjëherë. Ne ua kemi bërë të ditur afatin e nxjerrjes së materialeve. Nga informacioni që ka mbrojtja, çështja nuk është një befasi për mbrojtjen ngase ka material të bollshëm. Për mendimin e ZPS-së nuk ka arsye që gjykimi i kësaj çështjeje të fillojë në verën e vitit 2021”, ka thënë ai.
Avokati i një prej ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Rexhep Selimi, tha në Gjykatën e Hagës se parashtrimet e prokurorisë mbi të akuzuarit janë shumë zhgënjyese dhe absurde.
Avokati David Young tha në fjalën e tij se çuditet se si prokuroria mendon se të akuzuarit do të prisnin që akuzat e ngritura kundër tyre do të konfirmoheshin.
“Jam plotësisht dakord me avokatët e Thaçit dhe Veselit. Shkurtimisht më duhet të them se parashtrimet e prokurorisë janë shumë zhgënjyese dhe absurde.
Unë kam arritur në Hagë vetëm një javë më parë dhe çuditem se si prokuroria mendon se të akuzuarit do të prisnin që akuzat e ngritura kundër tyre do të konfirmoheshin. Ne duhet të kemi kohë të mjaftueshme për t’u përgatitur, për të bërë hetimet tona dhe për të bërë hetime të thelluara”, tha avokati i Selimit.
Kundër nisjes së gjykimit në verën 2021 ishte edhe avokatja e Jakup Krasniqit.
“Nuk jemi dakord me parashtrimet e Prokurorisë. Ne jemi dakord me mendimet e parafolësve. Na duhet kohë dhe mjetet e mjaftueshme, në kuadër të rrethanave të shkaktuar nga COVID-19”, u shpreh avokatja.
E-Diaspora
-
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik Kurti: Përtej granteve financiare nga Gjermania, Kosova ka nevojë për qasje në treg ... -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji -
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio -
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten













