Kosova
Izraeli pritet që ta njohë sot Kosovën
Kosovën si shtet pas nënshkrimit të marrëveshjes do ta njeh një shtet shumë i fuqishëm. Thuhet se kjo do të jetë një dhuratë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që Kosova po nënshkruan një marrëveshje sipas tyre të mirë me Serbinë, transmeton albinfo.ch.
Në ora 17:00 (sipas orës tonë ) është dashur të fillojë takimi në Shtëpinë e Bardhë por një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende.
Siç raporton RTV Dukagjini, delegacioni i Kosovës nuk është nisur për shkak të problemeve të brendshme.
Ndërkohë analisti Imer Mushkolaj thotë se në bazë të burimeve sot Kosovën do të njeh shteti i Izraelit.
“Është një njohje shumë domethënëse që ka një simbolike të veçantë edhe për shkak të raporteve të Izraelit me Serbinë”, tha Mushkolaj.
Po ashtu, Mushkolaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se delegacioni kosovar po vonohet për tu nisur në Shtëpi të Bardhë, për shkak se marrëveshja e cila pritet të nënshkruhet aty po kundërshtohet nga pjesa e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
“Vonohet nisja e delegacionit kosovar drejt Shtëpisë së Bardhë. Pjesa e AAK’së kundërshton marrëveshjen dhe nuk pranon të shkojë”, shkruan Mushkolaj.
Ndryshe, Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje kryeministrit Avdullah Hoti, që të mos nënshkruajë marrëveshjen me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë, pasi sipas tij, aty përfshihet edhe Liqeni i Ujmanit.
Haradinaj ka thënë se nëse marrëveshja nënshkruhet sot, më 4 shtator, dhe ka çështjen e Ujmanit në të, ai dhe partia e tij, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – që është pjesë e koalicionit qeverisës – nuk do ta përkrahin.
“Ujmani është një liqe që ka 9.2 kilometra në territorin e Kosovës, dhe ka 2.7 në territorin e Serbisë. Pra, është një kufi ujor në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ka edhe një hidrocentral në brendi të Kosovës. Ne nuk e vlerësojmë që duhet të jetë në një marrëveshje trelaterale ku është edhe Serbia palë e ardhmja e Ujmanit. Jemi të hapur me Departamentin e Energjisë të Amerikës për të ardhmen e Ujmanit, por jo për një marrëveshje trepalëshe ku edhe Serbia është palë, lidhur me të ardhmen e Ujmanit”, ka thënë ai për REL.
Haradinaj tha se për heqjen e kësaj pike nga marrëveshja ka folur me të gjitha autoritetet relevante, pasi sipas tij, përfshirja e Ujmanit në marrëveshjen e paralajmëruar, “është e papranueshme”.
/Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Në Mal të Zi sekuestrohet Mercedes-i i drejtuar nga një kosovar, kërkohej nga Suedia Mercedes-i u ndalua në kufirin e Malit të Zi pasi rezultoi se ishte në kërkim nga... -
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë Trajneri i Austrisë, Ralf Rangnick, shprehu pakënaqësi për gjendjen e terrenit në Prishtinë para ndeshjes ndaj... -
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës”












