Lajme
Pyetje të çuditshme nga fëmijët për kryeministren e Norvegjisë
Kryeministrja Erna Solberg u tha fëmijëve norvegjezë të enjten se ishte e sigurt se do të gjendej një vaksinë kundër koronavirusit dhe se sëmundja mund të bëhet një nga shumë sëmundjet kundër të cilave fëmijët vaksinohen.
Ajo foli në konferencën e saj të tretë për shtyp mbajtur posaçërisht për fëmijë, me të rriturit që nuk lejoheshin të bënin pyetje, që kur filloi kriza. Në konferencën e parë të tillë më 16 mars, Solberg u tha fëmijëve se ishte “në rregull” të ndiheshin të frikësuar nga pandemia.
“Unë mendoj se do të jemi në gjendje të gjejmë një vaksinë dhe kjo do të thotë që korona do të vazhdojë të ekzistojë, por do të vaksinohemi, nuk do të sëmuremi nga ajo”, tha Solberg, duke shtuar se kur ajo ishte e vogël, ajo ishte e sëmurë nga fruthi.
Pyetje të tjera të bëra nga fëmijët dhe të dërguara paraprakisht përmes programit televiziv për fëmijë Supernytt përfshijnë: “A kemi mjaftueshëm sapun?”, “A i mbesin mjaftueshëm para Norvegjisë pas pandemisë ?”
Norvegjia ka furnizime të mjaftueshme me sapun për të përballuar pandeminë, tha Kjell Ingolf Ropstad, ministri për Fëmijët dhe Familjen, në të njëjtën konferencë shtypi.
Shkollat në Norvegji u rihapën nga 27 prilli dhe rifilluan si normale pas pushimeve të verës në 17 gusht. Nxënësit nuk kanë nevojë të mbajnë maska për fytyrën, por ata duhet të përpiqen të mbajnë distancë.
Norvegjia ka raportuar gjithsej 10,871 raste me COVID-19 dhe 264 vdekje deri më sot, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Protesta e tretë në Gjenevë kundër Ligjit 21/2024, diaspora shqiptare vazhdon mobilizimin për mbrojtjen e Vjosës dhe zonave të mbrojtura Për të tretën herë me radhë, pjesëtarë të diasporës shqiptare u mblodhën në Gjenevë për të... -
FSHF vazhdon kërkimin e talenteve në diasporë: “Open Stage” më 27 qershor në New York -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani
Jeta në Austri
-
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra Aeroporti i Vjenës ul limitin e lëngjeve prej 100 ml, ndërsa skanerë të rinj hyjnë në... -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë












