Lajme
Gjermani: Nga e shtuna, testimi i detyruar i të ardhurve nga zonat me rrezik
Kriteri qendror për futje në këtë listë është: në cilat vende ose rajone ka pasur më shumë se 50 njerëz të infektuar për 100,000 banorë në shtatë ditët e kaluara
Në luftën kundër përhapjes së virusit të koronës, udhëtarët nga zonat e përcaktuara ndërkombëtarisht si të rrezikshme që vijnë në Gjermani, do të detyrohen të testohen. kjo do të fillojë të realizohet të shtunën, më 8 gusht, shkruan srf.ch.
Testimi i detyruar është urdhëruar nga ministri gjerman i shëndetësisë, Jens Spahn, tranmseton albinfo.ch. Ai ka thënë se detyrimi për të testuar të kthyerit nga zonat me numër të madh të infeksioneve ka për qëllim që të jemi “në anën e sigurt”.
Instituti Robert Koch (RKI) ka bërë listën se cilat vende konsiderohen zona të rrezikut, të cilën e riaktualizon sipas zhvillimeve në botë. Nga vendet e BE-së, në këtë listë janë aktualisht: Luksemburgu dhe tre rajonet spanjolle: Aragoni, Katalonja dhe Navarre.
Kriteri qendror për futje në këtë listë është: në cilat vende ose rajone ka pasur më shumë se 50 njerëz të infektuar për 100,000 banorë në shtatë ditët e kaluara.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











