Lajme
Amazon do të investojë një miliard dollarë në Indi
Shefi i kompanisë Amazon, Jeff Bezos ka njoftuar se do të realizojë investime të mëdha në Indi, duke thënë se ky shtet është kyç për rritje të tregut, shkruan REL.
Bezos ka thënë se kompania e tij do të investojë 1 miliard dollarë në digjitalizim të bizneseve të vogla dhe të mëdha, duke u lejuar atyre që të shesin online.
Duke folur në Nju Delhi në një konferencë, Bezos ka thënë se shekulli 21, do të jetë “shekulli indian”.
Vizita treditore e miliarderit në Indi, pritet të përcillet me protesta masive.
Mijëra kompani të vogla tregtare nga 300 qytete kanë planifikuar mbajtjen e protestave, për shkak të asaj që e konsiderojnë ndikim negativ të kompanisë Amazon në prodhuesit e tregut lokal.
Ata pretendojnë se Amazon do t’i largojë nga tregu, duke ofruar produkte më të lira, dhe duke ofruar shërbime tjera në platformat që ka.
Amazon në anën tjetër mohon këto pretendime.
Gjatë konferencës, Bezos mes tjerash ka thënë: Dinamika, energjia, rritja. Ky shtet ka diçka të veçantë, dhe kjo është demokraci”.
Tregu online në Indi është i dominuar nga kompanitë Amazon dhe Flipkart.
Kjo e fundit është në pronësi të gjigantit amerikan, Walmart.
Megjithatë, të dyja këto kompani janë përballur me vështirësi vitin e kaluar, pasi Qeveria indiane ka prezantuar ligje të reja që u pamundësojnë kompanive të huaja online, shitjen e mallrave të tregut Indian, përcjell Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












