Shkurt.ch
Përse Zvicra u rendit vendi më i mirë në botë
Renditja është një projekt i përbashkët nga shërbimi dixhital i lajmeve US News & World Report, ndërmarrja e marketingut Y&R dhe Shkolla Wharton
Është bërë e ditur se Zvicra ka kryesuar renditjen globale ‘Vendi më i mirë’, duke kryesuar listën për të katërtin vit me radhë, transmeton albinfo.ch.
Thuhet se renditjet e bëra në çdo vit bëhen nga një studim amerikan i përbërë nga disa organizata të shquara të lajmeve dhe kërkimit. Ato e vendosën Zvicrën mbi mesatare në disa kategori – nga kryerja e biznesit deri te cilësia e jetës.
Gazeta e përditshme zviceane “The loacal” ka raportuar se Zvicra përsëri pretendoi renditjen më të lartë që do të thotë se kombi alpin neutral ka qenë në krye të listës çdo herë që nga themelimi i këtyre organizatave studimore më 2016.
Duhet theksuar se vendet e tjera ishin në listë edhe Gjermania (e katërta e përgjithshme), Suedia (e teta), Norvegjia (e dhjeta), Franca (e 12-ta), Danimarka (e 13-ta), Italia (17-ta), Austria (18-ta) dhe Spanja (e 19-ta).
Zvicra – një vend i gjithanshëm ‘më i miri’
Duke qenë se Zvicra e gjen veten në krye të renditjes për të katërtin vit me radhë, ajo është e ndjekur nga Kanada, Japonia, Gjermania dhe Australia.
Vlen të theksohet se pozicioni i Zvicrës në krye të renditjes është për shkak të statusit gjithëpërfshirës të vendit dhe jo të ndonjë metrike.
Në të vërtetë, Zvicra nuk renditet e para në asnjë nga gjashtë kategoritë kryesore në renditje – më e fuqishmja, më e mira për të filluar një biznes, cilësi të jetës, për gratë, për arsimin dhe jetesën e gjelbër.
Në fakt, Zvicra është vetëm në tri të parat e njërës prej atyre gjashtë kategorive dhe konsiderohet si vendi i dytë në seksionin e gjelbërimit.
Pse Zvicra është më e mira
Zvicra shënoi nivele të larta në disa metrika reputacionale, veçanërisht përreth sektorit të saj të biznesit.
Po ashtu, shteti i Zvicrës shënoi vlera të larta sa i përket stabilitetit politik dhe ekonomik, transparencës dhe barazisë.
Nga ana tjetër, Zvicra gjithashtu u rendit e dyta më e mira në botë për zhvillimin e biznesit dhe u konsiderua vendi i dytë më i besueshëm.
Renditja e cilësisë së jetës së Zvicrës dhe e vlerës së qytetarisë ishin gjithashtu të forta, të dy duke u renditur në vendin e shtatë në botë.
Siç vërehet nga autorët e raportit, “Zvicra ka papunësi të ulët, një forcë punëtore të kualifikuar dhe një nga produktet më të larta bruto vendase për frymë në botë …”
“Ekonomia e fortë e vendit mundësohet nga nivelet e ulëta të taksave të korporatave, një sektor shërbimesh shumë i zhvilluar i udhëhequr nga shërbimet financiare dhe një industri prodhuese e teknologjisë së lartë.”
Aty ku përmirësimet janë të nevojshme
Si gjithmonë, kostoja e jetës është një shqetësim kryesor për Zvicrën.
Duhet të cekët se Zvicra dështoi të renditej në 20 vendet e para për “vendet më të mira për të filluar një karrierë” dhe “vendet më të mira për të investuar”.
Zvicra gjithashtu u rendit vetëm në vendin e 16-të sa i përket vendit “më me ndikimin”.
Raporti
Renditja është një projekt i përbashkët nga shërbimi dixhital i lajmeve US News & World Report, ndërmarrja e marketingut Y&R dhe Shkolla Wharton, një shkollë biznesi në Universitetin e Pensilvania.
Raporti merr në konsideratë 73 vende nga e gjithë bota, duke bërë vlerësime në një gamë të kategorive të tilla si ndikimi ekonomik, fuqia ushtarake, arsimi dhe cilësia e jetës.
Vendi i quajtur “më i miri” konsiderohet të ketë më shumë ndikim në një shkallë globale.
Renditja e vitit 2020 u bazua në një studim të rreth 20,000 njerëzve që përfshinin udhëheqës biznesi, elita të informuara ’dhe publikun e gjerë në dhjetëra vende të synuara.
Sipas krijuesve të sondazhit, projekti ‘vendet më të mira është krijuar për të “ndihmuar qytetarët, udhëheqësit e biznesit dhe politikëbërësit të kuptojnë më mirë sesi kombet e tyre perceptohen në një shkallë botërore”. /Albinfo.ch
Dhjetë kryesorët
- Zvicra
- Kanada
- Japoni
- Gjermania
- Australia
- Mbretëria e Bashkuar
- Shtetet e Bashkuara
- Suedia
- Holanda
- Norvegjia
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Protesta e tretë në Gjenevë kundër Ligjit 21/2024, diaspora shqiptare vazhdon mobilizimin për mbrojtjen e Vjosës dhe zonave të mbrojtura -
FSHF vazhdon kërkimin e talenteve në diasporë: “Open Stage” më 27 qershor në New York -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Austri
-
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” Një tubim solidarizues u mbajt për të tretën herë në Vjenë, ku dhjetëra shqiptarë shprehën mbështetjen... -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar













