Ekonomi
Gjermania prin në Kosovë për investime të huaja
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka njoftuar se sa i përket origjinës së IHD-ve, Gjermania paraqet vendin prej nga kanë ardhur më së shumti IHD (53.4 milionë euro), pasuar nga Zvicra me 41.2 milionë euro, SHBA-ja me 27.9 milionë euro, shkruan Rtklive.com.
“Rëndësi kishin shërbimet financiare, ku niveli i IHD-ve ishte 24.3 milionë euro (-10.5 milionë euro në periudhën e njëjtët të vitit 2018)”, ka njoftuar BQK-ja, raporton RTKlive.
Në kuadër të llogarisë financiare, hyrjet e IHD-ve në Kosovë arritën vlerën prej 199.2 milionë euro, duke shënuar rritje prej 22.9 për qind krahasuar me periudhën e njëjtët të vitit 2018.
“Në kuadër të strukturës së IHD-ve, kapitali dhe fondi i investimeve në aksione arriti vlerën prej 161.0 milionë euro dhe shënoj rritje prej 2.1 për qind, ndërsa IHD-të në formë të instrumenteve të borxhit shënuan vlerën prej 38.2 milionë euro (4.4 milionë euro në periudhën e njëjtët të vitit 2018). Niveli më i lartë i IHD-ve u shënua në sektorin e patundshmërisë (150.8 milionë euro) dhe krahasuar me periudhën e njëjtët të vitit 2018 kishte rënie për 1.1 për qind”, thuhet në raportin e BQK-së, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital













