Lajme
UNESCO, thirrje SHBA-së dhe Iranit: Të ruhet trashëgimia kulturore
Agjencia për Arsim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara (UNESCO) kërkoi nga Irani dhe Shtetet e Bashkuara që të respektojnë konventën, e cila i obligon shtetet të ruajnë lokacionet kulturore.
Thirrja vjen pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kërcënoi se mund të sulmojë trashëgiminë kulturore të Iranit, shkruan REL.
Drejtorja e përgjithshme e UNESCO-s, Audrey Azoulay, kujtoi se edhe Teherani, edhe Uashingtoni kanë nënshkruar konventën e vitit 1972, e cila i ndalon vendet të ndërmarrin “masa të qëllimshme që mund të dëmtojnë drejtpërdrejt ose indirekt trashëgiminë kulturore dhe natyrore” të shteteve të tjera.
Në një takim me ambasadorin iranian në UNESCO, Azoulay po ashtu tha se dy vendet kanë nënshkruar edhe një konventë të vitit 1954, për mbrojtjen e pronës kulturore në rast të konfliktit të armatosur.
Azoulay theksoi se komuniteti ndërkombëtar e ka për detyrë të ruajë dhe të mbrojë trashëgiminë kulturore dhe natyrore për brezat e ardhshëm.
Të shtunën, Trump, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të sulmojnë disa lokacione të rëndësishme kulturore të Iranit, nëse ky i fundit sulmon personelin apo asetet amerikane, si hakmarrje për vrasjen e komandantit të forcës Kuds të Iranit, Qasem Soleimani.
Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, ka thënë se sulmet e tilla do të përbënin “krime lufte”.
Irani ka 22 lokacione kulturore në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.
Ato përfshijnë sheshin Meidan Imam – i njohur gjithashtu si Naghsh-e Jahan – në qytetin Isfahan, që është ndërtuar nga shahu Abbas I në fillim të shekullit 17, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje 46-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje me thyerje në nëntë shtëpi në Vorarlberg, ndërsa autoritetet zvicerane... -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh
Jeta në Austri
-
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje 46-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje me thyerje në nëntë shtëpi në Vorarlberg, ndërsa autoritetet zvicerane... -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së













